jetesa me mendimet, vullnetin dhe emocionet e Perëndisë

As mos ia paraqitni gjymtyrët tuaja mëkatit si mjete padrejtësie, por i paraqisni veten tuaj Perëndisë…dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie Perëndisë. – Romakëve 6:13

Perëndia na ka krijuar të gjithëve me një frymë, shpirt dhe trup. Si besimtarë, duhet të kuptojmë që shpirti përmban mëndjen, vullnetin dhe emocionet tona. Meqënëse shpirti është i mbushur me “veten” dhe nuk do që t’i nënshtrohet Frymës së Shenjtë, duhet të pastrohet.

Për shkak se kemi vullnet të lirë, mendjet tona na thonë çfarë ne mendojmë, por mendimet tona nuk janë domosdoshmërisht mendimet e Perëndisë.

Vullneti ynë dikton çfarë ne duam, edhe nëse bie në konflikt me atë që Ai do për ne.

Emocionet tona përcaktojnë ndjenjat tona, por në Krishtin, zemrat tona duhet të jenë subjekt vetëm i Perëndisë dhe Fjalës së Tij.

Perëndia do që të zëvendësojë mendimet, dëshirat dhe ndjenjat tona me të Tijat. Nuk mund të jetojmë në fitore nëse nuk i kemi zëvendësuar.

Filloni duke i thënë Perëndisë që doni të keni rrugët e Tij në shpirtin tuaj. Në letrën drejtuar Romakëve 6, Pali na nxit t’i “ofrojmë” veten Perëndisë. Bëni një zgjedhje sot që të mos përdorni shpirtin për veten tuaj, por t’ia ofroni gjithë “veten” tuaj Perëndisë.

Kur shpirti është i pastruar, është i stërvitur të mbajë mendimet e Perëndisë, dëshirat dhe ndjenjat e Tij, ju do jeni një gjymtyrë e fuqishme për lavdinë e Tij.

Lutje

Zot, mendja, vullneti dhe emocionet e mia, ndonjëherë rebelohen ndaj Fjalës Tënde, por unë nuk dua të jetoj në këtë mënyrë. At’, unë të t’ofroj shpirtin tim Ty, duke e ditur që kur e bëj këtë, Ti mund të më pastrosh dhe të më përdorësh për të arritur qëllimin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon