duhet të zhvilloni durimin

Por durimi të kryejë në ju një vepër të përsosur, që të jeni të përsosur (pa difekte) dhe të plotë, pa asnjë mangësi. – Jakobi 1:4

Kur ne i themi Perëndisë “më ndrysho” duhet të kuptojmë atë që jemi duke kërkuar, sepse ndryshimi nuk do të ndodhë brenda natës. Përkundrazi, Perëndia do të na japë një mundësi, përmes kundërshtimit, që të rritemi ndërsa ndryshojmë.

Letra e Jakobit kapitulli 1, na thotë sa e rëndësishme është të kemi durim kur jemi duke ndryshuar nëpërmjet kundërshtimit. Durimi është një fryt i Frymës që zhvillohet dhe rritet me sprovat dhe është diçka që na nevojitet. Shkrimi na thotë që kur e kemi, jemi të përsosur dhe të plotë, pa asnjë mangësi. Megjithatë, nuk ka mënyrë tjetër për ta marrë pa shkuar përmes diçkaje tjetër.

Nëse duam të jemi vërtetë të krishterë fitimtarë që i shërbejnë Perëndisë dhe bëjnë ndryshim në botë, atëherë duhet të kalojmë përmes sfidave. I ligu do të përpiqet të na shkurajojë në çdo rast që gjen, por Perëndia është më i madh se armiku ynë dhe Ai mund të na çojë në fitore.

Prandaj sot, zgjidhni të lejoni Perëndinë të punojë përmes jush, edhe në kundërshtim. Ndërsa durimi juaj rritet dhe zhvillohet, do hyni në një jetë me fitore të mëdha.

Lutje

Zot, dua të më ndryshosh dhe e di që duhet të kaloj përmes sfidave. Më jep fuqinë Tënde për të pasur durim dhe palëkundshmëri kur kaloj përmes sfidash, që të kem rritje dhe zhvillim në Krishtin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon