kur njerëzve që ju kanë lënduar u ndodhin gjëra të mira

kur njerëzve që ju kanë lënduar u ndodhin gjëra të mira

…sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët (njësoj). – Mateu 5:45

A keni parë dikë të marrë një bekim nga Perëndia dhe të ndiheni sikur nuk e meritonin? A keni parë që dikujt i cili ju ka lënduar t’i ndodhin gjëra të mira?

Kur një person që ju ka ofenduar, merr një bekim, mund t’ju rëndojë…ose të paktën mua më rëndonte derisa mësova të fal.

Bibla thotë që gjëra të mira dhe të këqija i ndodhin të drejtit dhe të padrejtit. Kur dikush që ju ka lënduar merr një bekim, e bën edhe më të vështirë për ta falur, por përsëri ju jeni thirrur për tu lutur për ta.

Dua t’ju inkurajoj të bekoni njerëzit që ju kanë lënduar duke u lutur për ta, edhe pse mund të ndiheni të lënduar dhe të acaruar prej tyre. Kur luteni për njerëzit që ju kanë lënduar, është një zgjidhje që e bëni ju. Dhe falja është e bazuar në vendimin tuaj, jo një ndjenjë. Por ka vend për shërimin tuaj aty.

Një stil jetese me falje, ju ndihmon të bëheni më shumë si Krishti. Ndërsa mësoni rëndësinë e faljes dhe të filloni të luteni për bekime mbi ata që ju kanë lënduar, zemra juaj do të shërohet nga zemërimi, dhe rritja juaj personale do t’ju drejtojë tek bekimet që Perëndia ka planifikuar për ju.


Lutje

Perëndi, mund të jetë e vështirë, por unë e di që kam nevojë të lutem për këtë dhe të bekoj ata që më kanë lënduar. E kuptoj që falja është një zgjidhje, prandaj të kërkoj të më ndihmosh të fal.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon