Nuk jeni ndërtuar për tu fajësuar

Nuk jeni ndërtuar për tu fajësuar

Tani, pra, (aty) nuk ka asnjë dënim (jo gjykim për gabimin) për ata që janë në Krishtin Jezus, që nuk ecin sipas mishit, por sipas Frymës. – Romakëve 8:1

Kur pyes në audienca të mëdha se sa njerëz jetojnë me ndjenjën e fajësisë, gjetja ime është që të paktën 80 përqind e tyre do të ngrenë dorën. Unë isha pjesë e këtij 80 përqindëshi derisa vendosa që nuk isha ndërtuar për tu fajësuar, dhe nuk do të vazhdoja të lejoja këtë ndjenjë faji të shkatërronte jetën time.

Studiova Fjalën e Perëndisë për fajin dhe studiova karakterin dhe natyrën e Tij derisa isha plotësisht e bindur që Perëndia nuk është burimi i fajit.

E shikoj fajin si një pushtues të paligjshëm që sulmon mendjen dhe ndërgjegjen tonë, që përpiqet për të na ndaluar të shijojmë çdo gjë që Perëndia ka siguruar për ne. Faji nuk ka të drejta në jetën tonë sepse Jezusi ka paguar për mëkatet dhe prapësitë tona. Nëse është i paligjshëm, atëherë duhet ta dërgojmë mbrapsht në vendin nga ka ardhur, që është ferri!

Refuzoni të lejoni fajin t’ju vjedhë gëzimin. Mbani mend që nuk jeni ndërtuar për tu fajësuar. Sa herë që ta përjetoni, përballuni me agresivitet me të nëpërmjet dashurisë dhe hirit të Perëndisë.


Lutje

Frymë e Shenjtë, e di që nuk jam ndërtuar për tu fajësuar! Sa herë që faji përpiqet të ngrihet në mua, më sill në vëmendje dhe më kujto që jam i falur dhe jam bërë i plotë me anë të sakrificës së Jezusit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon