zini rob dyshimet tuaja

zini rob dyshimet tuaja

Që të shkatërrojmë mendimet dhe çdo lartësi që ngrihet kundër njohjes së Perëndisë dhe të bëjmë rob çdo mëndim që t’i bindet Krishtit. – 2 Korintasve 10:5

Kur fillojmë procesin e përtëritjes së mendjes, do të ketë momente ku edhe do të ngatërrohemi. Perëndia e di që nuk jemi të përsosur dhe Ai është gjithmonë aty për të na ndihmuar të shkojmë në rrugën e duhur.

Fatkeqësisht, edhe djalli e di që nuk jemi të përsosur dhe ai bën më të mirën e vet për të na e kujtuar në çdo hap të rrugës.

Mund të jemi duke shkuar shumë mirë, duke i shërbyer Perëndisë, duke hedhur hapa besimi dhe më pas krejt papritur, pa asnjë justifikim të dukshëm, do të kemi dy ose tre ditë sulme në mendjet tona. Satani do të na thotë që jemi dështim, që nuk jemi të mirë mjaftueshëm, që Perëndia nuk na do…dhe lista vazhdon.

Fatmirësisht, Fjala e Perëndisë na thotë pikërisht çfarë të bëjmë në situata të tilla. Letra e dytë drejtuar Korintasve 10:5 na thotë të bëjmë rob çdo mendim që t’i bindet Perëndisë. Pra kur djalli përpiqet t’ju mashtrojë, shkoni tek Fjala dhe gjeni të vërtetën që e hedh poshtë këtë gënjeshtër.

Kur këto dyshime vijnë përpara jush, mos u shkurajoni. Vendosini në linjë me Fjalën e Perëndisë. Gjithmonë funksionon!


Lutje

Perëndi, nuk do të lejoj gënjeshtrat dhe dyshimet e armikut të më çojnë në rrugën e gabuar. Përkundrazi, do të besoj atë që Fjala Jote thotë dhe t’i zë rob ato mendime!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon