kur progresi është i ngadaltë

Dhe jo vetëm kaq (le të jemi të mbushur me gëzim), por mburremi edhe në shtrëngime, duke ditur që shtrëngimi prodhon durimin. – Romakëve 5:3

Është e rëndësishme të përtërijmë mendjet tona, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë që ky proces riprogramimi apo përtëritje e mendjes do të fillojë pak nga pak. Mos u shkurajoni nëse duket si proces i ngadaltë, apo nëse do të keni pengesa ose ditë të këqija. Thjesht mos u dorëzoni, përvishni mëngët dhe filloni përsëri.

Kur një foshnjë fillon të eci, bie shumë herë përpara se të zhvillojë aftësinë për të ecur pa rënë; megjithatë, fëmija është këmbëngulës. Mund të qajë për pak mbasi ka rënë, por gjithmonë ngrihet dhe provon përsëri.

Edhe mësimi si të ndryshojmë mënyrën e të menduarit funksionon njësoj. Kemi vështirësi dhe rrëzohemi, por Perëndia është gjithmonë aty për të na ngritur. Në vend të që zemëroheni, kujtoni të bëni atë që Bibla thotë dhe “triumfoni” mbi vështirësitë tuaja, sepse fakti që keni vështirësi do të thotë që po luftoni luftën e mirë të besimit.

Do të ketë ditë kur nuk do të bëjmë gjithçka mirë, ditë kur mendimet tona do të jenë negative. Mos hiqni dorë. Perëndia do të na bëjë të mendojmë si ai, përsa kohë që nuk heqim dorë!


Lutje

Zot, faleminderit që më ngre kur rrëzohem. E di që kur jam në vështirësi, Ti mund të më ndihmosh t’i mposht mendësitë dhe të më bësh të vij sa më në linjë me mënyrën Tënde të të menduarit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon