kremtoni Perëndinë në burgun tuaj

Por aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit (e tjerë) i dëgjonin. Por befas u bë një tërmet i madh…menjëherë u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat. – Veprat e Apostujve 16:25-26

Ndonjëherë e gjejmë veten në ngatërresa kaq të tmerrshme sa nuk e imagjinojmë dot të presim akoma për çlirim dhe shpëtim. Por kemi nevojë të presim në Perëndinë dhe t’i besojmë Atij me një besim të ëmbël e të thjeshtë. Më pas, në një mënyrë që nuk do ta imagjinonim dot, Perëndia befas lëviz!

Pali dhe Sila e dinin për pritjen dhe pritën mirë. Veprat e Apostujve 16 na tregon historinë si ata u sulmuan, u rrahën dhe u burgosën për shkak të turmës. Vargu 24 thotë se rojtari i futi në pjesën më të brendshme të burgut dhe ua shtrëngoi këmbët në dru. Pali dhe Sila duket se nuk e kishin problem, ata thjesht vendosën të këndonin dhe filluan të adhurojnë Zotin. Ata filluan të presin në Perëndinë.

Papritur, Perëndia dërgoi një tërmet që hapi dyert e burgut dhe zgjidhi prangat e tyre. Ai i çliroi!

Kur njerëzit presin me padurim në Perëndinë në mes të situatave të tmerrshme, papritur Perëndia do të shfaqet. Pra, mos hiqni dorë! Mos ndaloni së besuari! Qëndroni plot me shpresë dhe pritshmëri. Fuqia e Perëndisë nuk ka kufij dhe Ai do të shfaqet për ju.

Lutje

Perëndi, pavarësisht sa keq bëhet ngatërresa ime, unë zgjedh të të kremtoj Ty në burgun tim. E di që Ti do të vish për mua dhe “papritur” kur koha të jetë e duhur, Ti do të lëvizësh për të më çliruar.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon