Lutja e Të Drejtit

Lutja e Të Drejtit

Elia ishte një njeri njësoj si ne me pasione, dhe u lut duke kërkuar që të mos binte shi, edhe nuk ra shi mbi dhe për tre vjet e gjashtë muaj. JAKOBIT 5:17

Jakobi na thotë se lutja e zjarrtë e njeriut “të drejtë” është e fuqishme. (Jakobi 5:16). Ky person e ka vendosur besimin e tij në Jezusin për shpëtimin dhe faljen e mëkateve dhe nuk është nën dënim. Ai ka siguri në Perëndinë dhe në fuqinë e lutjes. Kjo nuk do të thotë se është një person pa ndonjë papërsosmëri në jetën e tij.

Elia ishte një njeri i Perëndisë i cili nuk u soll gjithmonë në mënyrë të përsosur, por Ai nuk lejoi që papërsosmëritë e tij t’i vidhnin sigurinë e Perëndisë. Elia kishte besim, por ndonjëherë shohim edhe frikë në jetën e tij. Ai ishte i bindur, por ndonjëherë ishte edhe i pabindur. Ai e donte Perëndinë dhe dëshironte të përmbushte vullnetin e Tij dhe thirrjen për jetën e tij. Por ndonjëherë ai i dorëzohej dobësive njerëzore dhe përpiqej të shmangte pasojat. Tek 1 Mbretërve 18 ne e shohim atë duke lëvizur me fuqi të jashtëzakonshme, duke thirrur zjarrin nga qielli dhe duke vrarë 450 profetë të Baalit. Pastaj, menjëherë pas kësaj, ne e shohim atë duke ikur me frikë nga Jezebel, duke u bërë negativ dhe i dëshpëruar, madje duke dashur të vdesë.

Ashtu si shumë prej nesh, Elia lejon që ndonjëherë emocionet e tij të kenë përparësi. Ai ishte një qenie njerëzore njësoj si ne, dhe megjithatë ai lutej me lutje të fuqishme. Shembulli i tij duhet të na japë mjaft “fuqi prej shkrimit” për të mposhtur dënimin kur ai ngrihet për të na thënë se nuk mund të lutemi fuqishëm për shkak të dobësive dhe të metave tona.


Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e lutjes së sigurt, efektive dhe të zjarrtë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon