nuk mund t’i shtoni shtatit tuaj as edhe një kubit!

Dhe cili nga ju, me gjithë shqetësimin e tij, mund t’i shtojë shtatit të vet qoftë edhe një kubit? – Mateu 6:27

Shqetësimi nuk na bën asgjë të mirë. Nuk ndryshon asgjë dhe në humbasim kohën duke u mërzitur për gjëra që nuk mund t’i rregullojmë vet, por që vetëm Perëndia mundet.

Bibla thotë që nuk mund t’i shtojmë as edhe një kubit shtatit tonë në gjithë shqetësimin tonë. Përsëri ne shqetësohemi, shqetësohemi dhe shqetësohemi përherë e më shumë dhe kjo nuk ka çon asgjëkundi.

Sa herë që mërzitemi, na merr shumë energji emocionale, na lodh, sjell pasoja në shëndetin tonë, vjedh gëzimin tonë dhe përsëri asgjë nuk ndryshon. Kemi nevojë të përpiqemi të ndalojmë së rregulluari gjërat që vetëm Perëndia mundet, sepse i vetmi që po duartroket është i ligu, duke thënë: “Ha, ha, ha! Ua hodha përsëri!”

Tek Gjoni 14:27, Jezusi na thotë të “qetësohemi” dhe te Gjoni 16:33 na thotë të “marrim zemër”. Unë mendoj që është një shuplakë drejtuar të ligut kur i bindemi kësaj fjale. Kur e kuptoni që nuk mund të rregulloni gjithçka, do të qetësoheni dhe kur e dini që Perëndia mund ta rregullojë, do të merrni zemër!

Prandaj, mos u shqetësoni. Qetësohuni dhe merrni zemër dhe shporreni të ligun!

Lutje

Zot, nuk arrij asgjë me shqetësimet e mia, prandaj duhet t’i lë pas. Jam kaq falenderues që Ti mund të rregullosh atë që unë nuk mundem. Ti më qetëson dhe më jep zemër!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon