motive të perëndishme

motive të perëndishme

Më heto, o Perëndi, dhe njihe zemrën time; më provo dhe njihi mendimet e mia. – Psalmeve 139:23

Vite më parë, ishim në vështirësi financiare dhe unë u lodha duke pritur për një mrekulli dhe u ktheva përpara Zotit. Po qaja për pak kohë dhe më pas, me hirin e Perëndisë, mora një vendim dhe shpalla: “Perëndi, unë do të të jap të dhjetën dhe ofertën deri sa të vdes, edhe nëse bekohem apo jo!”

Unë besoj me gjithë zemrën time që ky ishte një test për mua që të shikoja përse po jepja. Zoti donte të më zbulonte nëse kisha motivet e duhura dhe të perëndishme. Nëse po “jepja për të marrë” thjesht kam dhënë që të marr diçka mbrapsht nga Perëndia.

Ka shumë mësime dhe predikime që thonë “bëj këtë dhe do të marrësh atë.” Po zemra e pastër që thotë “Unë dua të bëj gjënë e duhur thjesht sepse është e drejtë dhe i jep lavdi Perëndisë”?

Ju nxis të shqyrtoni motivet tuaja dhe sigurohuni që nuk jeni egoistë apo të përqëndruar tek vetja. Bëni një përkushtim me gjithë zemër për t’i shërbyer Perëndisë me arsyet e duhura.


Lutje

Frymë e Shenjtë, heto zemrën time dhe më trego motivet dhe qëllimet e vërteta. Nëse nuk janë në zonën e perëndishmërisë, mi trego dhe më ndihmo të ndryshoj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon