Nga Besimi Në Besim

Sepse drejtësia e Perëndisë është zbuluar në të nga besimi në besim siç është shkruar: ‘’I drejti do të jetojë me anë të besimit’’. ROMAKËVE 1:17

Është gjithmonë qëllimi im të jetoj nga besimi në besim. Disa vite më parë Zoti më zbuloi: “Joyce, ti shpesh kalon nga besimi në besim në dyshim në mosbesim, dhe përsëri nga besimi në dyshim në mosbesim”. Ndonjëherë ne kemi shumë përzierje në jetë. Ne jemi të sigurt ndonjëherë, dhe pastaj kemi frikë në raste të tjera; ne jemi pozitivë dhe pastaj jemi negativë, ose kemi besim, por pastaj kemi dyshim. Kjo përzierje është e dukshme edhe në të folurit tonë, siç e shohim te Jakobi 3:10: “Nga e njëjta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.”


Jam e sigurt se tingëllon pothuajse e pamundur të kesh gjithmonë besim dhe të mos dyshosh kurrë, por edhe pse me njeriun është e pamundur, me Zotin gjithçka është e mundur. Le t’i besojmë Perëndisë që të na ndihmojë të kalojmë nga besimi në besim dhe të jemi të sigurt në Të në çdo kohë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon