Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve. VEPRAT 24:16
Një mënyrë për të jetuar më pranë Perëndisë është duke e mbajtur zemrën tuaj të butë. Të kesh një ndërgjegje të butë na mundëson të jetojmë më pranë Perëndisë. Ne bëhemi të ndjeshëm ndaj prekjes së Tij dhe lehtësisht mund të dallojmë kur sjellja jonë është e drejtë apo e gabuar. Më pas ne mund të nxitemi të pendohemi dhe të ripërtërihemi plotësisht në miqësinë e mrekullueshme, freskuese me Perëndinë.
Mos e humbni kohën duke bërë justifikime për mosbindje. Kur Perëndia të tregon se ke bërë diçka të gabuar, thjesht thuaj: “Ke të drejtë, Zot, unë e kam gabim. Nuk kam asnjë justifikim, prandaj të lutem më fal dhe më ndihmo të mos e bëj më.”
Është e mahnitshme se sa shumë do t›ju ndihmojë të mbani një ndërgjegje të butë ndaj Perëndisë. Kur jemi të butë ndaj Perëndisë, kjo na mundëson të jemi të butë në marrëdhëniet tona me njerëzit. Bota është e mbushur me njerëz të mavijosur, të plagosur dhe me zemër të thyer që kanë nevojë për mirësi dhe një prekje dashurie nga Zoti. Lëreni Zotin t’i prekë ata përmes jush.
Kur ju keni një zemër të butë drejt Perëndisë, ju do të dëgjoni zërin e Tij akoma më qartë dhe do ti bindeni Fjalës së Tij me më tepër gatishmëri.