Dhe Jezusi duke përqendruar shikimin mbi ata tha: ‘’Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur’’. MATEU 19:26
Është e rëndësishme t’i kërkoni Perëndia t’ju japë ëndrra dhe vizione për jetën tuaj. Ne atrofizohemi pa pasur diçka që duam ta arrijmë. Perëndia na ka krijuar për të pasur qëllime. Efesianëve 3:20 na thotë se Perëndia “ mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.” Kjo është arsyeja pse, si të krishterë, ne mund të mendojmë mendime të mëdha, të kemi qëllime të mëdha, dhe shpresë për gjëra të mëdha.
Shumë herë ne shohim një detyrë dhe mendojmë se nuk ka asnjë mënyrë për ta bërë atë që duhet bërë. Kjo ndodh kur ne jemi duke parë tek vetja jonë në vend që të shohim tek Perëndia, i cili mund të bëjë gjithçka.
Kur Perëndia e thirri Jozueun që të zinte vendin e Moisiut dhe të udhëhiqte Izraelitët në Tokën e Premtuar, Ai i tha atij: “ashtu siç kam qenë me Moisiun, kështu do të jem me ty; nuk do të të lë, as nuk do të të braktis.” ( Jozueu 1:5)
Nëse Perëndia premton të jetë me ne, dhe Ai kështu ka premtuar, kjo është gjithçka që kemi nevojë. Forca e tij përsoset në dobësitë tona ( 2 Korintasve 12:9). Çfarëdo dobësie që keni, forca e Perëndisë është e disponueshme për të bërë gjëra në jetën tuaj më të mëdha se sa keni menduar ndonjëherë të mundshme.
Perëndia nderohet kur ju besoni se Ai do të bëjë gjëra të mëdha që duken vërtetë të pamundura.