
Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! – Jakobi 4:7
Shumë të krishterë po ndihen të shkurajuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kanë mësuar si të përballen me zhgënjimin. Nuk është vullneti i Perëndisë për të jetuar në zhgënjim, dëshpërim apo shkurajim, për asnjë ditë.
Pjesë e shërbesës së Jezusit në tokë ishte të vajoste me Frymën e Shenjtë dhe të shpëtonte të gjithë të shtypurit nga i ligu. Njerëzit e zhgënjyer gjetën një shpresë të re kur njohën fuqinë e Jezusit. E njejta fuqi është në dispozicion edhe sot.
Përdorni atë fuqi për të mbrojtur veten kundër zhgënjimit duke u përqëndruar në Perëndinë, duke medituar mbi premtimet e Tij, duke rrëfyer Fjalën e Tij dhe duke ia nënshtruar veten dhe situatën tuaj Atij. Përmes Jezusit, mund të luftoni përpjekjet e armikut që ju vënë poshtë, duke e qortuar atë në mënyrë që ai të mos ju shkatërrojë dot.
Kur djalli bën një lëvizje drejt jush, ju mund të jeni të akorduar me Perëndinë frymërisht që të jeni në gjendje të dalloni çfarë ai po përpiqet të bëjë, rezistojini atij dhe bëjeni të largohet. Me fuqinë që Jezusi ju ka dhënë, ai nuk ka më zgjedhje përveçse të largohet.
Lutje
Perëndi, gjërat që më vënë poshtë dhe shkurajimet do të vijnë në rrugën time, por nuk do të qëndroj i zhgënjyer. Ndërsa qëndroj i akorduar me Ty, do t’i rezistoj djallit dhe do ta largoj atë për çdo herë.