Premtimet, Premtimet

Premtimet, Premtimet

Madje nuk dyshoi me mosbesim në premtimin e Perëndisë, por u forcua në besim duke i dhënë lavdi Perëndisë (ROMAKËVE 4:20)

Tek Zanafilla 17:16, Perëndia foli me Abrahamin dhe i premtoi atij një trashëgimtar. Por problemi ishte që Abrahami dhe gruaja e tij Sara, ishin të dy të moshuar – vërtetë të moshuar. Ai ishte njëqind vjeç dhe ajo ishte nëntëdhjetë, kështu që vitet e tyre për të lindur fëmijë kishin kaluar me kohë! Por Abrahami e dinte se Perëndia kishte folur dhe ishte i vendosur të mos fokusohej në pamundësinë natyrore që ai dhe Sara të mund të kishin një fëmijë. Në vend të kësaj, ai mbolli besimin e tij në premtimin e Perëndisë dhe e mbajti atë premtim duke lavdëruar Perëndinë, siç lexojmë në vargun e sotëm.

Më lejoni të them përsëri se, duke folur natyrshëm, Abrahami nuk kishte absolutisht asnjë arsye për të shpresuar. Në fakt, nëse ndonjë situatë do të kishte qenë ndonjëherë përtej shpresës, do të ishte mundësia që dy persona pas të nëntëdhjetave të mund të kenë një fëmijë biologjik. Megjithatë, Abrahami vazhdoi të shpresonte; ai vazhdoi të besonte premtimin e Perëndisë. Ai shikoi rrethanat e tij dhe ishte i vetëdijshëm për shanset që ishin grumbulluar kundër tij, por ai prapë nuk u dorëzua, edhe pse Bibla thotë se trupi i tij ishte “pothuajse” dhe se barku i Sarës ishte shterpë dhe “i vdekur”. Përballë një pamundësie të vërtetë natyrore, Abrahami nuk iu dorëzua mosbesimit; ai nuk u lëkund në besimin e tij dhe nuk e vuri në dyshim premtimin e Perëndisë. Në vend të kësaj, “u bë i fortë dhe u fuqizua nga besimi” ndërsa lavdëronte Perëndinë.

Nëse Perëndia të ka folur premtimet e Tij dhe ti je ende në pritje të përmbushjes së tyre, bëhu si Abrahami: kujto çfarë Perëndia ka thënë dhe vazhdo ta lavdërosh Atë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Lavdëro Perëndinë ndërsa pret përmbushjen e premtimeve të Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon