Të Fitosh Maturi

Të Fitosh Maturi

Ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken, janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen, janë të përjetshme. (2 KORINTASVE 4:18)

Edhe pse Pali kaloi sprova dhe mundime të jashtëzakonshme, nuk u dekurajua sepse nuk i mbajti sytë tek ajo që dukej, por tek ajo që nuk mund të shihej. Ne duhet ta ndjekim shembullin e tij. Në vend se t’i hedhim sytë te ajo që shohim përreth nesh, duhet t’i hedhim sytë te ajo që po bën Fryma e Shenjtë. Ai do të na drejtojë që të fokusohemi te përgjigjet e Perëndisë në vend se te problemet tona.

Dy njerëz mund ta lexojnë Fjalën dhe personi me veshët e mishit/fizikë do ta dëgjojë ndryshe nga personi me veshët shpirtëror. Për shembull, 3 e Gjonit 2 thotë, “I dashur, uroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të jesh shëndoshë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.”

Të krishterët më pak të maturuar dhe mishorë (që ende joshen nga kënaqësitë dhe dëshirat fizike) mund të ekzaltohen nga premtimet për begati dhe shëndet, sepse vetëm këtë dëgjojnë prej këtij vargu. Ata mendojnë, uau! Lavdi Perëndisë! Ai dëshiron që të kemi begati dhe shëndet!

Por besimtarët e pjekur, që janë të ndjeshëm ndaj qëllimit të shenjtë të Perëndisë për jetët e tyre, po ashtu do të dëgjojnë atë pjesë të vargut që thotë, “ashtu si ka mbarësi shpirti yt.” Ata e kuptojnë se Perëndia do t’i begatojë dhe do t’i shërojë në përpjesëtim të drejtë me begatinë e shpirtit të tyre.

Lutu që të kesh veshë që do të dëgjojnë vërtet atë që Perëndia po thotë dhe që do të rritesh progresivisht në pjekuri teksa vazhdon të ecësh me Perëndinë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkoji Perëndisë të të hapë veshët shpirtërorë që të dëgjosh kuptimin e plotë të asaj që Ai dëshiron të të thotë përmes Fjalës së Tij.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon