Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat. FJALËT E URTA 17:22
Perëndia është jetë, dhe çdo gjë e mirë që Ai krijoi është pjesë e asaj jete. Ne mund të përfshihemi kaq shumë duke bërë dhe përmbushur gjëra në punë dhe duke fituar, saqë nëse nuk jemi të kujdesshëm, do të vijë fundi i jetës tonë dhe papritur do të zgjohemi dhe do të kuptojmë se në të vërtetë nuk kemi jetuar kurrë. Perëndia dëshiron që ne ta gëzojmë jetën dhe ta jetojmë atë plotësisht, deri në fund.
Ne kemi një zgjedhje në jetë. Ne mund të ankohemi përmes problemeve tona, ose mund t’i afrohemi Perëndisë në kohë të vështira, duke kaluar çdo telash që përballemi me një zemër të gëzuar. Sido që të jetë, të gjithë do të përballemi me telashe herë pas here, ndaj pse të mos e marrim gëzimin e Zotit si forcën tonë dhe të mbushemi me energji dhe vitalitet?
Tek Gjoni 15, Jezusi flet për qëndrimin në Të. Në vargun 11, Ai thotë: “Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.” Jezusi na bëri të mundur që të kemi zemra të gëzuara. Me ndihmën e Tij, pavarësisht se çfarë kaloni, ju mund të vendosni një buzëqeshje në fytyrën tuaj dhe të shijoni çdo ditë të jetës suaj në Të.
Mos e kaloni jetën tuaj duke pritur që gjërat të ndryshojnë përpara se të bëheni të gëzuar. Merrni vendimin të jeni të lumtur tani.