jini personi për të cilin Perëndia po kërkon

Në të vërtetë sytë e Zotit përshkojnë tërë dheun për të treguar forcën e tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj tij. – 2 Kronikave 16:9

Perëndia po kërkon për njerëz që janë pasionantë për gjërat që edhe Ai është pasionant. Ai po kërkon për njerëz që do ta ndjekin Atë me gjithë zemër. Ai po kërkon për njerëz që do të duan njerëzit në punën, në lagjen apo në shtëpitë e tyre; ata që janë të përkushtuar të duan të humburit, të varfërit dhe nevojtarët. Ai po kërkon për ata që janë të gatshëm të bëjnë atë që Bibla na thotë.

2 Kronikave 16:9 thotë që Perëndia është gjithmonë në kërkim për të treguar forcën e Tij ndaj atyre që kanë një zemër të ndershme ndaj Tij.

A jeni ju një nga këta njerëz? Nëse jo, dua t’ju inkurajoj dhe t’ju them që mund të bëheni ky person për të cilin Perëndia po kërkon.

Nëse e keni njohur Perëndinë për shumë vite apo sapo e keni pranuar në jetën tuaj, mund të bëheni ai përsoni që e kërkon Perëndinë me pasion dhe e dëgjon Frymën e Shenjtë. Mund të bëheni ai person që mund të bëjë një ndryshim në jetët e njerëzve që janë në dhimbje.

Sot, ngrihuni dhe bëhuni personi për të cilin Perëndia po kërkon.

Lutje

Perëndi, më shumë se gjithçka, unë dua të jem personi që Ti po kërkon. Më udhëhiq në rrugën nëpër të cilën do që unë të shkoj dhe më formo të bëhem personi që i do të tjerët, i bindet Fjalës Tënde dhe vërtet të njeh Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon