ndryshoni përkufizimin tuaj të lutjes

Lutuni pa pushim (lutuni me këmbëngulje)… – 1 Thesalonikasve 5:17

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen biblike “lutuni pa pushim?” duket e tmerrshme dhe e pamundur. Si mundet dikush të ulë kokën të gjunjëzohet dhe të lutet njëzet e katër orë në ditë?

Kemi nevojë të kemi një përkufizim më të saktë dhe praktik të lutjes. Shumë shpesh e shikojmë lutjen si një proces specifik që mund të ndodhë vetëm kur jemi në një vend privat ku bota duket sikur nuk ekziston më.

E kuptoni që edhe një mendim drejtuar Perëndisë është një lutje? Është e vërtetë! Lutja është komunikim me Perëndinë, pra kur Bibla thotë të “lutemi pa pushim” do të thotë të jemi të hapur për të komunikuar me Perëndinë. Kjo mund të nënkuptojë një sesion lutjeje dy orë, ose diçka e thjeshtë si të dallosh praninë e Tij përgjatë gjithë ditës.

Perëndia nuk e ka bërë të ndërlikuar. Ai do që lutja të bëhet një pjesë integrale, e vazhdueshme e jetës tonë për çdo ditë. Pra, sot, ndryshoni përkufizimin tuaj të lutjes dhe mund të shprehni gëzimin që vjen nga komunikimi i vazhdueshëm me Perëndinë që ju do.

Lutje

Perëndi, më ndihmo të ndryshoj përkufizimin e lutjes dhe më trego rrugën që të komunikoj me Ty përgjatë gjithë ditës. Faleminderit për praninë Tënde të vazhdueshme në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon