ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuaja

Sepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6

Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë ndjenjave tona.

Ne mund të zgjedhim, si ndjekës të Krishtit, që të shmangim emocionet false dhe të jetojmë me të vërtetën dhe urtësinë. Po jap një shembull:

Ndoshta e keni gjetur veten në një vend të mbushur me njerëz dhe jeni ndjerë sikur të gjithë po flisnin për ju. Kjo nuk do të thotë që ata kanë qënë duke folur për ju. Ndoshta ndiheni sikur askush nuk ju kupton, por kjo nuk do të thotë që është e vërtetë. Mund të ndiheni të keqkuptuar, të pavlerësuar apo edhe të keqtrajtuar, por kjo nuk do të thotë që jeni kështu. Janë thjesht ndjenja.

Duhet të jemi të pjekur, të disiplinuar, të vendosur të ecim në Frymë. Duhet një vullnet i vazhdueshëm për të zgjedhur gjërat e Perëndisë në vend të rrugëve tona.

Edhe pse ndonjëherë ne ndihemi të tejmbushur me emocione, nuk mund të lejojmë këto ndjenja të kontrollojnë dhe prishin jetën. Mund të zgjedhim të ndjekim të vërtetën, urtësinë e perëndishme, njohurinë dhe kuptimin.

Lutje

Perëndi, ndjenjat e mia shpesh shkojnë kundër urtësisë Tënde dhe përpiqen të vendosin për mua, por nuk do t’i lejoj të shkatërrojnë jetën time. Më udhëhiq me të vërtetën Tënde që unë të qëndroj i lidhur me Ty dhe të mos kontrollohem nga ndryshimi i vazhdueshëm i emocioneve të mia.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon