në heshtje përpara Perëndisë

Ndaluni dhe dhe pranoni (dalloni dhe kuptoni) që unë jam Perëndi; do të lartësohem lart midis kombeve, do të lartësohem mbi tokë. – Psalmeve 46:10

Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësojmë në botën tonë sot është të qëndrojmë në heshtje.

Unë besoj që një nga arsyet më të mëdha përse shumë prej nesh konsumohen së tepërmi dhe stresohen është për shkak se nuk dimë si të qëndrojmë në heshtje. Duke kaluar më tepër kohë të njohim Atë, ne mësojmë të dëgjojmë qetësinë e zërit të Tij që Ai të drejtojë rrugët tona.

Kemi nevojë të mësojmë të jemi në qetësi përbrenda dhe të qëndrojmë në paqe që të jemi gjithmonë gati të dëgjojmë zërin e Perëndisë. Shumë njerëz sot vrapojnë nga njëra punë tek tjetra. Për shkak se mendjet e tyre nuk dinë si të jenë të qeta, ata nuk mund të jenë të qetë as në zemrat e tyre.

Nëse do të ngadalësojmë ritmin dhe të qetësojmë mendjet mjaftueshëm për të dëgjuar nxitjet e Frymës së Shenjtë, ne mund të jetojmë në paqe, gati për t’u përgjigjur me bindje. Të jetojmë një jetë të paqtë dhe të lumtur, nuk është e ndërlikuar përsa kohë që qëndrojmë në qetësi përpara Perëndisë.

Lutje

Zot, unë e di që vetëm Ti je Perëndi. Unë e di që të rri në heshtje përpara Teje është e rëndësishme, prandaj më trego si të jem në paqe, gjithmonë gati të dëgjoj zërin Tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon