ecni me guxim

…i drejti (pa kompromise) është i sigurt si një luan. – Fjalët e Urta 28:1

Disa njerëz kanë guxim të tepërt, ndërkohë që disa të tjerë kanë vështirësi të jetojnë me guxim si fëmijë të Perëndisë. Unë kisha të njejtin problem derisa Perëndia më tregoi disa pika të rëndësishme që më ndihmojnë të jetoj me guxim dhe dua t’i ndaj me ju:

  1. Refuzoni të jetoni në frikë. Frika është epidemike në shoqërinë tonë. Bibla na udhëzon te letra drejtuar Hebrenjve 10:38 të jetojmë me besim dhe të mos tërhiqemi mbrapa.
  2. I lini pengesat mbrapa krahëve. Nuk jeni një dështim sepse provoni gjëra të reja dhe ato nuk funksionojnë. Keni dështuar vetëm kur ndaloni të provoni. Mos kini frikë të bëni gabime, edhe nëse bëni, merreni veten shpejt dhe vazhdoni të ecni përpara.
  3. Mos bëni krahasime. Guximi nuk vjen ndërkohë që e krahasoni veten me të tjerët. Guximi vjen nga pranimi se kush jeni dhe të jeni version më i mirë.
  4. Jini të gatshëm të ndërmerrni veprim. Hetoni zemrën dhe pyesni veten se çfarë besoni që Perëndia ju kërkon të bëni dhe bëjeni.

Lutuni për këto katër pika dhe kërkojini Frymës së Shenjtë t’ju ndihmojë t’i jetoni. Në Krishtin dhe me anë të hirit të Tij, ju mund të keni vet-besim dhe të mbusheni me guxim.

Lutje

Frymë e Shenjtë, unë dua që guximi të jetë një nga tiparet e mi përkufizues. Më ndihmo të jetoj këto katër pika me anë të fuqisë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon