Kënaqësia e Vërtetë

Kënaqësia e Vërtetë

Sepse ai ka ngopur shpirtin e etur dhe e ka mbushur me të mira shpirtin e uritur. (PSALMI 107:9)

Shpresoj të keni kaluar kohë me Perëndinë, të cilat kanë qenë jashtëzakonisht të kënaqshme për ju. Ai është i Vetmi, I Cili mund të kënaqë shpirtin e etur, ndaj mos harxhoni kohën tuaj me përpjekje boshe.

Nuk ka rëndësi se çfarë zotërojmë, ku shkojmë, ose çfarë bëjmë, asgjë veç Perëndisë, nuk mund të na kënaqë plotësisht. Paraja, udhëtimet, shtëpitë dhe mobiljet, veshjet, mundësitë e mëdha, martesa, fëmijët dhe shumë bekime të tjera, janë të gjitha emocionuese dhe shkaktojnë lumturi. Por lumturia është e bazuar mbi atë që po ndodh në një moment të caktuar, ndërsa gëzimi i vërtetë, të cilin Perëndia dëshiron që ne të kemi, bazohet tek siguria e brendshme që është plotësisht e pavarur nga rrethanat e jashtme.

Ne kurrë nuk do të jemi vazhdimisht të kënaqur derisa të vendosim Perëndinë të parin mbi gjithçka, dhe kur e bëjmë këtë, atëherë Ai do na shtojë gjërat që dëshirojmë ( shihni Mateu 6:33).

Ne shpenzojmë para dhe kohë, dhe bëjmë plane të kujdesshme për të ushqyer veten fizikisht çdo ditë. Ndonjëherë ne mund të dimë se çfarë do të hamë ditën tjetër! Ashtu siç duhet të ushqejmë trupat tanë fizikë, ne gjithashtu duhet të ushqejmë veten frymërisht. Shpesh ne mendojmë se mund të kalojmë një marrëdhënie të shkëlqyer me Perëndinë pa ushqyer veten me Fjalën e Tij dhe pa e mbushur veten me prezencën e Tij. Kërkojeni Atë me të njëjtin zell që kërkoni ushqimin për trupin tuaj fizik.

Ne u krijuam të gëzojmë një marrëdhënie të gjallë, jetike me Perëndinë, dhe diçka do të na mungojë gjithmonë derisa të kënaqemi me Të. Nëse ne marrim kohë të festojmë në Fjalën e Tij dhe të gëzojmë prezencën e Tij çdo ditë, ne do të përjetojmë një kënaqësi të vazhdueshme.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Ushqe shpirtin tënd po aq mirë sa ushqen trupin tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon