nuk jeni surprizë për Perëndinë

Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate, të kam njohur (të kam zgjedhur si instrumentin tim); para se ti të dilje nga barku i saj, të kam shenjtëruar dhe të kam caktuar profet të kombeve. – Jeremia 1:5

A ndiheni ndonjëherë sikur Perëndia është i zhgënjyer me ju? Unë ndihesha kështu derisa një ditë Ai më tha: “E di, Xhojs, ti nuk je një surprizë për mua. E dija në çfarë rruge po ecja kur të formova ty.”

Mendojeni pak! Perëndia e di fundin që nga fillimi dhe gjithë ditët e jetës tonë janë të shkruara në librin e Tij. Çdo vendim që do të bëjmë, i mirë apo i gabuar, Perëndia e dinte që më përpara se ne të vinim në këtë planet. Ai di çdo fjalë që do të nxirrni nga goja sot, edhe çfarë do të themi mbas një viti.

Ndonjëherë ne vijmë vërdallë duke menduar që Perëndia është i zhgënjyer me ne gjithë kohën. Është e vërtetë që ne bëjmë gabime dhe nuk duhet të jemi të shkujdesur për këtë fakt. Duhet të bëhemi seriozë. Pavarësisht gabimeve tona, Perëndia ka shpresë për ne dhe e di që mund të na ndryshojë nëse i qëndrojmë afër.

Perëndia nuk është i zhgënjyer. Ai është plot me shpresë kur ne jemi të shqetësuar! Ai beson në ne më shumë nga sa besojmë ne.

Lutje

Zot, shpresa Jote është kaq inkurajim dhe frymëzuese. Edhe kur nuk besoj tek vetja, e di që Ti ke besim tek unë dhe kjo më jep forcë të mposht gabimet e mia dhe të të ndjek Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon