Perëndia e di që s’mund të jemi të përsosur

Jo se unë tashmë e fitova cmimin ose jam bërë i përsosur, por po e ndjek prapa se mos e kap, sepse edhe unë u kapa nga Jezu Krishti. – Filipianëve 3:12

Ka shumë njerëz që kanë frikë të gabojnë, saqë nuk ndërmarrin asnjë veprim. Përkundrazi, rrinë dhe thonë: “Po sikur ta kem gabim? Po sikur të humbas Perëndinë?”

E dini çfarë më tha Perëndia një ditë? Ai tha: “Nëse më humbet, unë do të të gjej.”

Nëse jemi duke u endur diku dhe nuk jemi të sigurt ku po shkojmë, mund të ngremë duart lart dhe të themi: “Jezus eja dhe më merr! Jam konfuz. Mendoj që bëra një vendim të gabuar.”

Perëndia e di që nuk mund të jemi të përsosur, prandaj Ai dërgoi Birin e Tij si një sakrificë të përsosur për ne. Tani jemi duke u shtyrë drejt përsosjes. Te Letra drejtuar Filipianëve, kapitulli 3, apostulli Pal na thotë të shkojmë drejt asaj që shtrihet përpara nesh dhe të harrojmë të shkuarën.

Perëndia po ju thërret të shkoni përpara sot. Mos jetoni me frikën e gabimeve, sepse të gjithë bëjnë gabime. Perëndia nuk po ju thotë të mos bëni gabime. Ai po ju thërret të shtyni përpara, duke i besuar Atij t’ju drejtojë. Ai po ju kërkon ta thërrisni. Mos jetoni me frikën e papërsosmërisë tuaj. Jetoni me besim në planin e përsosur të Perëndisë për jetën tuaj.

Lutje

Perëndi, nuk dua të jetoj i paralizuar nga frika e papërsosmërisë time dhe gabimeve të mia. Më ndihmo të përqëndrohem tek Ti. E di që kur të thërras Ty, Ti më ndihmon të rend përpara drejt përsosmërisë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon