Hyni në portat e tij me falënderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij. PSALMI 100:4
Njerëzit mirënjohës janë gëzim të jenë rrotull. Ka njerëz që e kalojnë jetën duke u ankuar, mërmëritur dhe në mosmirënjohje, por ka gjithashtu njerëz që e kalojnë jetën plot gëzim, optimistë, dhe plot mirënjohje. Unë preferoj të jem rrotull plot gëzim, optimiste dhe mirënjohëse, po ju?
Mirënjohja jonë jo vetëm që na bën më të gëzueshëm, por tregon nivele të reja të maturisë frymërore ndërsa shkojmë më thellë me Perëndinë. Sa më pranë Perëndisë të shkojmë, aq më të vetëdijshëm bëhemi gjithçka që Ai ka bërë për ne, dhe bëhemi natyrshëm më mirënjohës.
Nëse dikush nuk është mirënjohës për gjërat që Perëndia u ka dhënë atyre, pse ata do të mendonin që Perëndia do t’i japë atyre edhe më shumë? Një zemër mirënjohëse i tregon Perëndisë që ne jemi administratorë të mirë të asaj që Ai na ka dhënë dhe ne mund të mbajmë akoma më shumë bekime me zemrën dhe qëndrimin e duhur.
Herën tjetër që të ndjeni një ndjenjë mosmirënjohjeje, thjesht ndaloni dhe lavdëroni Perëndinë për atë që Ai ka bërë tashmë në jetën tuaj. Edhe nëse mendoni se keni vetëm pak, lavdëroni Zotin për ato pak që keni. Kur ta bëni këtë, mund të habiteni se si Ai do ta shpërblejë
zemrën tuaj mirënjohëse.
Shikoni rrotull dhe gjeni diçka për të qenë mirënjohës, një marrëdhënie, një sigurim, një fitore e së kaluarës, një përgjigje lutje. Asgjë nuk është shumë e vogël për të lavdëruar Perëndinë sot!