bëni më të mirën tuaj!

Që të shqyrtoni cilat janë gjërat më të mira dhe të mund të jeni të pastër dhe të papenduar për ditën e Krishtit. – Filipianëve 1:10

Perëndia është i shkëlqyer. Si përfaqësues të tij, edhe neve na takon të jemi kështu. Është e rëndësishme që të bëjmë më të mirën në çdo gjë që marrim pjesë. Duhet të jemi të motivuar të bëjmë më të mirën në çdo gjë që duam të arrijmë. Pali na nxit të mësojmë të shqyrtojmë cilat janë gjërat më të mira dhe me vlerë (Filipianëve 1:10). Ndërsa shkëlqejmë në jetën tonë, do të kemi gëzimin e Perëndisë dhe të jemi shembuj të mirë për botën.

Duhet të mbjellim shkëlqim që të korrim shkëlqim. Nuk mund të presim rezultate të shkëlqyera në jetë kur nuk jetojmë një jetë me shkëlqim. Bibla na mëson të zhvillojmë zellin dhe vendosmërinë, të cilat na ndihmojnë të jetojmë një jetë të shkëlqyer.

Ju inkurajoj të bëni më të mirën në çdo projekt apo aktivitet që Perëndia vendos përpara jush. Jini të zellshëm. Mos i lini gjërat të papërfunduara, përkundrazi çojini deri në fund kur e filloni me aftësinë tuaj më të mirë. Ndajeni mendjen të jeni të vendosur dhe të qëndrueshëm. Përkushtohuni në rezultatet e shkëlqyera.

Perëndia e nderon një qëndrim të shkëlqyer. Zgjidhni të bëni më të mirën tuaj dhe Ai gjithmonë do t’ju fuqizojë në proces.

Lutje

Perëndi, dua të jetoj një jetë të shkëlqyer. Më forco dhe më ndihmo të bëj më të mirën në çdo situatë me vendosmëri, zell dhe qëndrueshmëri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon