shqetësimi është egoizmi në fshehtësi

Perëndia do që ne të përqëndrohemi tek shërbesa për Të.

… gjithçka që nuk bëhet me besim është mëkat (gjithçka që bëhet pa bindje dhe aprovim nga Perëndia është mëkat). – Romakëve 14:23

Shpesh herë, njerëzit i dorëzohen shqetësimit pa kuptuar sa shkatërrues është. Kur shkon tek rrënja, shqetësimi është mëkat. Shqetësimi nuk vjen nga besimi dhe Romakëve 14:23 thotë që gjithçka që nuk bëhet me besim është mëkat.

Pjesën më të madhe të kohës, shqetësimi bazohet në një mëkat në veçanti: egoizmi. Zakonisht kur shqetësohemi, jemi në merak se si dëshirat tona nuk do të realizohen. Sa më shumë dëshira egoiste të keni, aq më shumë do të shqetësoheni dhe jeta do të bëhet më e ndërlikuar.

Perëndia do që ne të përqëndrohemi tek shërbesa për Të.

Është vullneti i Perëndisë që të jetojmë jetën të lirë nga ankthi dhe stresi. Ai do që ne të jemi të lirë t’i shërbejmë Atij pa u shpërqëndruar nga devijimet (shih 1 Korintasve 7:34). Nuk duhet të lejojmë shqetësimet e kësaj bote të na ndajnë nga qëllimi i Tij për jetët tona.

Lutuni që Perëndia t’ju ndihmojë të dalloni dhe të largoni dëshirat egoiste. Kjo do të mbajë jetën tuaj në thjeshtësi dhe do t’ju ndihmojë të mposhtni shqetësimin. Më pas ju mund të ndiqni planin e Perëndisë me gjithë zemrën tuaj.


Lutje

At’ Perëndi, faleminderit që më tregon se shqetësimi është mëkat. Më ndihmo të largoj dëshirat egoiste dhe të paperëndishme që të ndjek planin Tënd për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon