duke qënë pjesë në vuajtjen e tij

duke qënë pjesë në vuajtjen e tij

Sepse unë mendoj, se vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të zbulohet në  ne. – Romakëve 8:18

Si të krishterë, ne e pëlqejmë mendimin që do të jemi pjesë në lavdinë e Krishtit. Po të jemi pjesë në vuajtjen e Tij? Sakrifica e Jezusit na jep dhuratën e jetës së përjetshme dhe jetë me bollëk ndërsa jetojmë akoma këtu në Tokë. Por Bibla na mëson që duhet të vuajmë kohët e sfidave nëse do të ndajmë në lavdinë e Tij. A ia vlen? Sipas letrës drejtuar Romakëve 8:18, me siguri që po!

Ne besojmë që vuajmë për shkak të rrethanave dhe nëse ato do të ndryshonin, do të ishim në gjendje të vepronim në mënyrën e duhur. Por Perëndia do që të jemi të pjekur dhe të qëndrueshëm që të veprojmë si duhet edhe kur rrethanat tona nuk duken të mira. Ka nivele të ndryshme të besimit, dhe pjesën më të madhe të kohës ne duam të përdorim besimin tonë për të shpëtuar nga gjithë vuajtjet. Por ndonjëherë plani i Perëndisë është që ne të ushtrojmë një nivel më të lartë të besimit që do të na mbajë gjatë sfidave të jetës.

Shumë shpesh ne mrekullohemi në fuqinë shpëtuese të Perëndisë dhe shohim mbrojtjen, fuqizimin dhe fuqinë aftësuese të Tij. Jezusi na ka premtuar tek Gjoni 16:33 që do të na japë paqe gjatë sfidave të jetës dhe fuqinë që na duhet për t’i kaluar. Ju inkurajoj sot, nëse jeni duke kaluar një kohë në vuajtje, merrni zemër sepse në Krishtin, do ta kaloni dhe do të jeni pjesë në lavdinë e Tij, që do të çlirohet!


Lutje

Zot, Romakëve 8:18 thotë që vuajtjet e tanishme nuk krahasohen me lavdinë që vjen kur ecim me Ty. Unë dua të kem të njejtin qëndrim. Faleminderit për paqen Tënde dhe fuqinë për të kaluar përmes çdo vuajtje që më vjen përpara.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon