prisni me durim

prisni me durim

Por fryti i Frymës (puna me anë të së cilës prania e Tij përmbush) është…durimi (zbutje dhe vetpërmbajtje)… – Galatasve 5:22

Të gjithë e duam ndryshimin në jetën tonë, por jo gjithmonë kalojmë përmes procesit që na çon atje. Zakonisht na merr më shumë kohë nga sa mendojmë që duhet të marrë dhe ka gjithmonë periudha pritje përgjatë rrugës. Pyetja është, do të presim në mënyrën e gabuar apo të duhur? Nëse presim në mënyrën e gabuar, do të jemi të mjerueshëm; por nëse vendosim të presim në mënyrën e Perëndisë, mund të bëhemi të duruar dhe ta shijojmë pritjen.

Kërkon praktikë, por ndërsa lejojmë Perëndinë të na ndihmojë në çdo situatë, ne zhvillojmë durimin, që është virtyti më i rëndësishëm në jetën e krishterë. Durimi është fryti i Frymës. Zhvillohet vetëm në sfida, prandaj nuk duhet t’ia mbathim nga situatat e vështira. Ndërsa zhvillojmë durimin, Bibla thotë që më në fund ndihemi plotësisht të kënaqur, pa na munguar asgjë (shih Jakobi 1:2-4).

Edhe marrëdhënia jonë me Perëndinë përfshin ndryshime. Ne mësojmë t’i besojmë Atij në një mënyrë më të thellë duke kaluar përmes shumë përjetimeve që na kërkojnë të presim më gjatë nga sa na pëlqen.

Më besoni, pritja mund të jetë e vështirë, por do t’ju bëjë më të fortë. Përfitimet që vijnë nga durimi janë të vlefshme për të pritur!


Lutje

Perëndi, unë dua të ndryshoj dhe të rritem në marrëdhënien time më Ty. E kuptoj që kjo kërkon zhvillimin e durimit, por e di që do të forcohem ndërsa Ti zhvillon durimin në mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon