Të mësosh se si të lësh pas barrën e fajit

Joyce Meyer

Të mësosh se si të lësh pas barrën e fajitTë mësosh se si të lësh pas barrën e fajit

Më parë unë kam pasur një problem të madh me fajin. Më kujtohet se si vuaja prej tij. Ishte e tmerrshme! Ngrihesha në mëngjes dhe uroja të ishte koha për të shkuar përsëri në shtrat, sepse ai ishte gjithmonë aty… vinte vërdallë… duke më dënuar me mendime të tilla si: “Ti nuk… Mund të kishe… Nuk duhet të kishe… Duhet ta bëje më mirë… Përsëri e bëre këtë. Çfarë mendon t’u predikosh njerëzve të tjerë?”

Siç thashë, ishte e tmerrshme. Por sinqerisht mund të them se sot, jam plotësisht e çliruar prej fajit dhe prej dënimit që ai sjell.

Tani, nuk po them se nuk bëj ndonjëherë gabime. Por kam mësuar të vërtetën rreth asaj që Jezusi bëri për mua, gjë që më jep faljen për mëkatet e mia dhe nuk më lejon të tërheq zvarrë gjithandej barrën e tmerrshme të fajit, apo ta lejoj atë që të më vjedhë jetën çdo ditë.

Gjithashtu kam mësuar që të kem një pikëllim të shëndetshëm për gabimet e mia, që do të thotë se, në vend që të ndihem keq për këtë, të shkoj tek Perëndia, të pranoj atë që kam bërë gabim, të marr faljen e Tij dhe më pas, të vazhdoj të eci përpara. E vërteta është se, nuk ka përse të jetojmë me barrën e fajit!

Çmimi është paguar

Kryesisht, faji shkaktohet nga mënyra se si ne i mendojmë pritshmëritë që Perëndia ka prej nesh, mëkatet tona (gabimet) dhe kurën për mëkatet tona. faji hyn si një mendim, i cili më pas krijon një ndjenjë dhe kështu, ne jetojmë sipas asaaj ndjenje. Por ja një lajm i mirë: Nuk ka përse të jetojmë sipas ndjenjave tona, apo të marrim vendime që bazohen tek ndjenjat tona.

Nëse jemi të zgjuar, ne nuk do t’u besojmë ndjenjave, kur e dimë se ato nuk janë në përputhje ne atë që Perëndia na thotë në Fjalën e Tij. Dhe Fjala e Perëndisë na thotë se Jezusi e ka paguar çmimin për faljen e mëkateve tona dhe e ka pastruar fajin tonë.

2 Korintasve 5:17 thotë: “Prandaj nëse dikush është në Krishtin (Mesian), ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra [gjendja e mëparshme morale dhe frymërore] kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja!” Shohim në këtë shkrim se, të jesh një krijesë e re, apo i rilindur, do të thotë të jesh në Krishtin, pra kemi një marrëdhënie të ngushtë e personale me Të.

Dhe për shkak të kësaj marrëdhënieje, ne kemi çdo gjë që Jezusi ka dhe Fryma E shenjtë jeton në frymën tonë. Kështu, drejtësia e Tij është tashmë edhe drejtësia jonë dhe ne mund të kemi hirin dhe forcën e Tij, për të bërë atë që është e drejtë.

Identiteti juaj i vërtetë

Ne duhet ta shohim veten tonë në Krishtin dhe të identifikohemi me Të si Zëvendësuesi ynë, I cili pagoi çmimin për pastrimin dhe faljen e mëkateve tona. Identiteti ynë nuk është më “mëkatar”, por një “krijesë e re në Krishtin”, dhe ka shumë ndryshim midis faktit se “kush “ jemi dhe asaj që bëjmë. Mua më pëlqen ta shoh në këtë mënyrë: Fëmijët e mi jo gjithmonë bëjnë gjëra që mua më pëlqejnë, apo që i miratoj, por ata janë gjithmonë fëmijët e mi. E njëjta gjë është edhe për marrëdhënien tonë me Perëndinë.

Ajo gjë që na pengon të dimë se kush jemi në Krishtin është se ne mendojmë më shumë për atë që kemi bërë gabim, se sa për atë që Jezusi ka bërë për ne. Nuk duhet të mendojmë më se çfarë nuk jemi, por të fillojmë të mendojmë rreth përparimit që po bëjmë në marrëdhënien tonë me Perëndinë.

Udhëtimi drejt lirisë

“Sa më shumë të afroheni me Perëndinë, aq më shumë do të mësoni të dalloni të drejtën dhe të gabuarën.”

Sa më shumë të afroheni me Perëndinë, aq më shumë do të mësoni të dalloni të drejtën dhe të gabuarën. Dhe sa më shumë të afroheni me Perëndinë, aq më shumë forcë do të keni për të bërë atë që është e drejtë.

Ju lutem, mos u dekurajoni, nëse ndiheni sikur nuk mund të bëni çdo gjë menjëherë. Mua m’u desh kohë, që vërtet të kuptoja se Jezusi pagoi çmimin për pastrimin dhe faljen e mëkateve të mia dhe më pas të pranoja faljen e Tij. Ja përse faji më torturoi për një kohë aq të gjatë. Nëse ju do të vazhdoni të kërkoni Perëndinë, të miqësoheni me Të dhe të studioni Fjalën, atëherë do të çliroheni plotësisht nga faji dhe dënimi.

Ndoshta po mendoni: “Por, Joyce, unë përsëri bëj gabime.” Po, ne bëjmë gabime. Dhe Perëndia e di këtë. Ai e kupton natyrë tonë dhe e di se kemi shumë për të mësuar. Ai e dinte se çfarë do të merrte, kur na thirri në marrëdhënie me Të. Por Perëndia është shumë i mëshirshëm!

Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lirë të shkojmë tek Ai, sa herë që bëjmë diçka të gabuar, t’ia pohojmë Atij me një zemër të sinqertë, të pranojmë faljen e Tij dhe të ecim përpara, ndërsa i lëmë pas fajin dhe dënimin.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon