Ti mund të ndryshosh jetën dhe të ardhmen tënde

Ti mund të ndryshosh jetën dhe të ardhmen tënde

Fjala e Perëndisë për ty, tek Filipianëve 4:6, është një inkurajim për të mos u shqetësuar për asgjë dhe për t’i kthyer shqetësimet e tua në lutje.

Me ndihmën e Perëndisë, ti mund të ndryshosh jetën dhe të ardhmen tënde. Ndërsa lutesh, kërkoji Perëndisë të të tregojë planin e Tij për lirinë tënde financiare. Ai nuk dëshiron që ti të jesh në nevojë, por që të jesh mirë dhe të lulëzosh. 3 Gjonit 1:2 (NKJV) thotë: “Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.”

Është gjithmonë e rëndësishme që të kesh urtësi me atë që ke, duke shpenzuar brenda mundësive të tua dhe duke pasur kujdes kur përdor kartat e kreditit, që kështu, të mos e shpenzosh sot mbarësinë e së nesërmes. Është mirë t’i përdorësh kartat e kreditit kur është e nevojshme, për sa kohë që i paguan në fund të çdo muaji. Por duke qenë se është e lehtë t’i përdorësh pa e kuptuar se sa shumë po shpenzon aktualisht, ndoshta do të jetë më mirë të paguash me para në dorë për çdo gjë. Është më e lehtë të mbash dorën, madje edhe të kusesh para, kur i ke ato në dorë.

Një borxh grumbullohet pak nga pak me kalimin e kohës dhe po kështu, duhet kohë për t’u çliruar prej tij. Bindju Perëndisë në financat e tua dhe ruaj një frymë bujare, dhënëse, madje edhe në periudha sfiduese. Ndërsa ti jep të dhjetën dhe atë që mundesh, për të ndihmuar të tjerët, Perëndia do të kujdeset për ty. Fjalët E urta 28:27 thuhet se ai që i jep të varfërit, nuk do të ketë kurrë nevojë… Bëj pjesën tënde dhe beso se Perëndia do të bëjë pjesën e Tij. Çfarëdo që të jetë duke ndodhur në jetën tënde, Perëndia do të bëjë çdo gjë për të plotësuar nevojat e tua, madje edhe ato të përditshmet e më të thjeshtat. Ai është Jehovah Jireh – Zoti që siguron.

Të jesh e sigurt se diçka e mirë do të vijë nga kjo situatë e vështirë që ti po kalon tani. “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë të thirrur sipas qëllimit të tij.” Romakëve 8:28 (NIV) Lexo artikujt që po të dërgojmë, me titull “Përgjigje për një jetesë të lirë nga borxhi”.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon