Përgjigje për cdo ditë

Ke probleme? Bëj një shkëmbim me Perëndinë

nga Joyce Meyer

Ke probleme? Bëj një shkëmbim me Perëndinë

A e dini se Perëndia dëshiron të bëjë një shkëmbim me ju? Ai ka një ofertë që qëndron çdo minutë të çdo dite. Dhe është e habitshme në fakt, se sa pak prej nesh e pranojnë këtë ofertë.

Ai dëshiron që ju t’i jepni të gjitha shqetësimet, problemet dhe dështimet tuaja. Në këmbim të tyre, Ai do t’ju japë paqen dhe gëzimin e Tij. Por mbi të gjitha këto, Ai premton se do t’ju mbrojë dhe do të kujdeset për ju.

Kur shqetësimi ju rraskapit

Perëndia vërtet dëshiron të kujdeset për ne, por për ta lejuar Atë, ne duhet të mos përpiqemi më të kujdesemi vetë për çdo gjë dhe të shqetësohemi për çdo detaj që nuk mund ta kontrollojmë dot. Shumë njerëz dëshirojnë që Perëndia të kujdeset për ta, por nga ana tjetër vazhdojnë të shqetësohen dhe të përpiqen të gjejnë përgjigjet vetë, në vend që të presin për udhëzimet e Perëndisë. Ata notojnë në pellgun e shqetësimit të tyre, duke vararë mendjen se përse Perëndia nuk po u jep paqe. Perëndia do të na japë paqe, por së pari, de duhet t’i japim Atij shqetësimet tona.

ne ia japim Perëndisë shqetësimet tona, duke besuar se Ai mund dhe do të kujdeset për ne.  Po t’i besojmë Perëndisë, ne do të jemi në gjendje të pushojmë në Të, duke ditur se Ai e ka situatën nën kontroll. Shqetësimi, nga ana tjetër, është e kundërta e besimit. Ai na vjedh paqen, na rraskapit fizikisht, madje edhe mund të na sëmurë. Nëse shqetësohemi, nuk po i besojmë plotësisht Perëndisë dhe kështu, nuk do të jemi kurrë në gjendje të përjetojmë paqen e Tij.

A nuk është një shkëmbim i mrekullueshëm? Ne i japim Perëndisë shqetësimin, Ai na jep paqen e Tij. I japim Atij të gjitha problemet dhe telashet tona dhe Ai na jep mbrojtjen, stabilitetin dhe gëzimin e Tij. Ky është privilegji i kujdesit të Perëndisë ndaj nesh.

Duke qenë se Perëndia merakoset për ne, Ai dëshiron që ne të jetojmë në paqe dhe jo të lidhur nga zinxhirët e shqetësimit. Perëndia ka mënyra për të na çuar drejt paqes, edhe nëse ne nuk jemi aq vigjilentë ndaj udhëzimeve të Tij.

Si të udhëtojmë në rrugën e shtruar

Imagjinoni sikur po ecni me makinë në një rrugë. Gjatë rrugës ka shenja që tregojnë drejtim ose paralajmërim. Po të jeni të vëmendshëm ndaj shenjave dhe po të ndiqni udhëzimet e tyre, do të mbërrini shëndoshë e mirë në destinacionin tuaj.

Në të njëjtën mënyrë, në rrugën e jetës ka shenja frymërore përgjatë gjithë rrugës. Për të qëndruar nën mbrojtjen e Perëndisë, ju duhet t’u bindeni këtyre shenjave që ju thonë t’i besoni Perëndisë dhe të mos shqetësoheni. Mos kini frikë; kini guxim. Nëse u kushtoni vëmendje këtyre shenjave, do ta keni të lehtë të qëndroni në rrugë të mirë. Ju do të përjetoni mbrojtjen, paqen dhe një gëzim që vetëm Perëndia mund ta sigurojë.

Sidoqoftë, nëse dështoni në vëmendjen ndaj shenjave, mund të vini re se rruga është me më shumë gropa se zakonisht dhe ju nuk ndiheni aq të sigurt sa më parë. Mund të përjetoni ankth për gjëra të panjohura që mund të dalin në kthesë, madje edhe mund të ndërroni drejtim krejt papritur.

Ankthi është njësoj si të veshësh një pallto të trashë në një ditë të nxehtë. Ju rëndon më shumë. e bën të vështirë lëvizjen dhe ju merr frymën. Sipas fjalorit shqip ankth do të thotë “ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse; shqetësim i madh për fatin e dikujt ose për fundin e diçkaje”. Ndonjëherë kjo ndjenjë është e pakuptueshme, diçka që nuk e dimë se nga vjen. Dimë vetëm që ndihemi sikur na merret fryma.

Por ju dhe unë nuk ka përse të jemi në ankth për të nesërmen, kur kemi gjithçka për të përballuar të sotmen. Edhe nëse arrijmë t’i zgjidhim të gjitha problemet tona sot, do të kemi më shumë gjëra për të zgjidhur nesër… dhe më shumë ditën tjetër.

Përse ta harxhojmë kohën kot duke u shqetësuar, kur kjo nuk na zgjidh asgjë? Përse të jemi të ankth për të djeshmen, që ka kaluar, apo për të ardhmen, që nuk ka ardhur akoma? Shkëmbëeni sot shqetësimet tuaja, me paqen e Perëndisë. Mos harroni: çdo gjë do të bëhet mirë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon