Si të mendosh kur je i sëmurë

nga Joyce Meyer

Si të mendosh kur je i sëmurë

Mos shkatërro gjithçka. Ja se si ta luftosh sëmundjen që më parë. Mendja, takon trupin…

Trupi ynë është si një makinë që Perëndia siguron për ne, që të lëvizim këtu në tokë. Nëse duam që ky trup të punojë më kapacitet të plotë dhe të jetë në tokë për një kohë të gjatë, atëherë duhet të zgjedhim të mendojmë në atë mënyrë që e ndihmon trupin.

E vërteta është se të gjitha mendimet tona, të mira apo të këqija, kanë ndikim në anatominë tonë fizike. Shkenca ka provuar se mendimet pozitive dhe shpresuese rrisin energjinë, ndërkohë që mendimet negative, të pashpresa, shterojnë energjinë tonë. Në fakt, studimet tregojnë se 75-98% e sëmundjeve mendore, fizike dhe çrregullimet në sjellje, vijnë nga mënyra se si një person mendon.1 Nuk ka dyshim që mendja dhe trupi janë të lidhur!

Të menduarit dhe të folurit rreth Fjalës së Tij, u japin frymë jete situata që ne kalojmë.

Kur ne jemi sëmurë, armikut i pëlqen të na e bombardojë mendjen me mendime negative si: “Kjo nuk do të funksionojë kurrë. Ti nuk do të shërohesh kurrë. Sëmundja do të vazhdojë të bëhet më keq.” Sidoqoftë, një nga mënyrat që kam mësuar për të ndalur mendimet e gabuara, është duke e mbushur mendjen me mendime të drejta nga Fjala e Perëndisë. Hebrenjve 4:12 thotë: Sepse fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese… Të menduarit dhe të folurit rreth Fjalës së Tij, u japin frymë jete situata që ne kalojmë.

Vite më parë, kur unë po luftoja me kancerin, Perëndia më vuri në zemër që ta mbushja mendjen time me këto gjëra që do të them më poshtë, dhe më pas t’i thosha ato me zë të lartë, sa më shpesh që të mundesha. Unë mendoja dhe thosha: “Perëndi, unë e di se Ti më do. Unë besoj se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë dhe janë thirrur sipas qëllimit Tënd. Unë e vendos besimin tim në Ty dhe nuk do të kem frikë.” (Romakëve 8:28, 35-39; Jozueu 1:9; Fjalët E urta 3:5).

Pavarësisht se me ç’sëmundje jeni duke luftuar, unë ju inkurajoj të përqëndroheni tek gjërat që janë pozitive dhe plot me shpresë, nga Fjala e Perëndisë. Mendoni: “Unë jam i bekuar dhe po bëhem çdo ditë e më i fortë- Zoti përtërin forcat e mia. Unë pranoj shërimin, sepse Jezusi vdiq që të largonte sëmundjen time. Perëndia ka një plan të mrekullueshëm për jetën time dhe unë po pres gjëra të mëdha për të ardhmen. Diçka e mirë do të më ndodhë mua sot! (Isaia 30:18, 40:31, 53:5; Efesianëve 1:3; Jeremia 29:11)

1 Dr. Caroline Leaf, “Ndize trurin”, Baker Books, pg. 33–38, 1 Shtator 2013.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon