Jezusi është ende në biznesin e shërimit

Jezusi është ende në biznesin e shërimit

Kur Ai ishte këtu në tokë, kishte një shërbesë shërimi. Shumë njerëz u shëruar e të tjerë u ngritën prej së vdekurish. Mateu  8:16 (NIV) thotë:  “…ai, me fjalë, i dëboi frymërat dhe i shëroi të gjithë të sëmurët.” Dhe tek Hebrenjve 13:8 (NIV) thuhet: “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë.”

Jezusi merakoset për çdo pjesë tuajën. Tek 3 Gjonit 1:2 (NIV) Ai thotë: “Shumë i dashur, unë dëshiroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të gëzosh shëndet të mirë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt.” Ti mund ta dish se Jezusi është në gjendje të të shërojë, por ndoshta nuk je vërtet i sigurt për faktin që është në vullnetin e Tij që të të shërojë. Edhe pse nuk e kemi përgjigjen se përse disa njerëz shërohen menjëherë e të tjerë jo, ti duhet të vazhdosh të lutesh për shërimin tënd. Mateu 8:3 thotë se është vullneti i Tij që të të shërojë ty.

Kalosh kohë me Zotin duke lexuar Fjalën e Tij përditë, sepse Ai deklaron tek Fjalët E urta 4:20-22 se Fjalët e Tij janë jetë për ata që i gjejnë dhe shërim e shëndet për gjithë trupin e tyre. Tek Psalmi 107:20, Ai thotë: “Ai dërgoi fjalën e tij dhe i shëroi, i shpëtoi nga gropa.” Fjala e Tij është ilaçi frymëror dhe Ai është Doktori.

Për disa, Perëndia sjell një shëndet të restauruar përmes hsërimit të vetë trupit. Ai gjithashtu, punon duke iu përgjigjur lutjeve, përmes shtrirjes së duarve mbi të sëmurët (Marku 16:18), ose përmes mjekëve dhe ilaçeve. Ndonjëherë, shërmi ndodh menjëherë dhe herë të tjera kërkon kohë më të gjatë, ndoshta deri sa të vijë shërimi i fundit, në jetën tjetër. (1 Korintasve 15:53-55) Edhe pse nuk e dimë saktësisht se si dhe kur do ta sjellë Perëndia shërimin për ty, vazhdo të lutesh.

Lutu dhe vazhdo të lutesh. Bëja të ditur Perëndisë se po i beson Atij që të sjellë shërim, sepse është në vullnetin e Tij që ti ta marrësh atë shërim. kërko urtësi për mënyrën se si duhet të përballesh me gjërat. Nëse ndjen se Perëndia po të thotë të bësh diçka (apo të mos bësh diçka), ndiq udhëheqjen e Tij. Pastaj bashkëpuno me atë gjë për të cilën je lutur, duke zgjedhur të besosh dhe të deklarosh se fuqia shëruese e Perëndië po punon në ty, dhe falenderoje Atë për shërimin tënd!

Pavarësisht asaj që po kalon, kurrë nuk do të jesh vetëm. Si besimtar, Fryma E shenjtë jeton brenda teje dhe do të të ndihmojë përmes kohëve të vështira. Tek Isaia 41:10, Perëndia thotë: “Mos ki frikë, sepse unë jam me ty, mos e humb, sepse unë jam Perëndia yt. Unë të forcoj dhe njëkohësisht të ndihmoj dhe të mbaj me dorën e djathtë…”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon