Përgjigje për një jetesë të lirë nga borxhi

Joyce Meyer

Përgjigje për një jetesë të lirë nga borxhi

Për shumë njerëz, gjendja aktuale financiare ka shkaktuar një sërë vështirësish. Tregu i shit-blerjes të shtëpive ka rënë, disa biznese janë mbyllur dhe çmimet e karburanteve e të ushqimeve janë rritur. Disa të tjerë, po luftojnë shumë që të ecin përpara. Por, çfarë thotë Perëndia për financat dhe të ardhmen tonë?

Mos merrni vendime që bazohen mbi frikën 

Sistemi financiar i Perëndisë, nuk është i ngjashëm me atë të botës. Pavarësisht gjërave që ndodhin rreth nesh, nuk ka përse të kemi frikë, sepse Perëndia na do. 1 Gjonit 4:18 na thotë: Në dashuri nuk ka frikë

Edhe atëherë kur situatat duket sikur janë jashtë kontrollit tonë, dashuria e Perëndisë nuk do të venitet kurrë dhe mbetet themeli ynë i fortë në jetë. Ne mund të kemi sigurinë se çfarëdo që po ndodh, Perëndia dëshiron të na ndihmojë dhe në çdo mënyrë, Ai do të plotësojë nevojat tona, madje edhe ato të përditshmet e më të thjeshtat.

Kuptoni se Kush është burimi juaj

2 Korintasve 9:10 thotë: “ Edhe ai (Perëndia) që i jep farën mbjellësit dhe bukë për të ngrënë, ju dhëntë dhe e shumoftë (burimin për) farën tuaj, dhe i bëftë të rriten frytet e drejtësisë suaj

Perëndia është Ai që siguron financat tona; puna që bëjmë nuk është burimi ynë- Perëndia është. Kështu që, kur mundësitë zhduken, nuk ka përse të ndihemi të pa shpresë, sepse Perëndia nuk ka kufij. Ai mund të sigurojë për ne përmes mënyrave të tjera, përmes rrugësh që ne as që kemi qenë në gjendje t’i imagjinojmë apo t’i zbulojmë më parë.

Mateu 6:26 na siguron se, nëse Perëndia kujdeset për zogjtë, ne mund të besojmë se Ai do të sigurojë edhe për ne.

Ruani një frymë bujare 

Unë kam zbuluar se mënyra më e mirë për t’u marrë me paratë, është t’i japim ato. Ky është faktori kyç për të mbajtur një qëndrim biblik në lidhje me financat. Dhe ne duhet të vazhdojmë të japim, veçanërisht gjatë periudhave sfiduese financiare.

Nëse ne i bindemi Perëndisë për financat tona dhe japim për të ndihmuar të tjerët, atëherë Perëndia do të vendosë njerëz të tjerë që të bëjnë të njëjtën gjë për ne. Është fare e thjeshtë.  Fjalët E urta 28:27 thotë: “Ai që i jep të varfërit, nuk do të ketë kurrë nevojë…”

Punoni me atë që keni 

Të jetosh i lirë nga borxhi me parimet biblike, madje edhe në kohë të vështira, është e mundur. Romakëve 13:8 na thotë: Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveç se ta doni njëri-tjetrin… 

Bashkëshorti im, Dave, thotë se, nëse mësojmë të jetojmë brenda kufujve tanë, apo të të ardhurave tona, atëherë Perëndia do të na bekojë, kufijtë tanë do të zgjerohen dhe ne do të kemi më shumë.

Luka 19:17 na thotë se Perëndia është i kënaqur kur ne jemi besnikë në gjëra të vogla. Dhe kur jemi të tillë, thotë se Ai do të na japë pushtet mbi gjëra më të mëdha.

Filloni të paguani me para në dorë 

Është shumë e lehtë të përdoësh kartën e kreditit, pa e kuptuar se sa po shpenzon në fakt. Nëse po përpiqeni të zvogëloni borxhin, filloni të paguani me para në dorë për çdo gjë. Është më e lehtë të mbani dorën, madje edhe të kuseni para, kur i keni ato në dorë.

Është mirë t’i përdorni kartat e kreditit kur është e nevojshme, për sa kohë që i paguani në fund të çdo muaji. Çështja është: Ju nuk doni të arrini na të pikë sa të shqetësoheni nga borxhi aq shumë, sa të humbisni përqëndrimin tek Perëndia.

Armiku do që ju të keni frikë për të ardhmen. Kështu që synimi juaj kryesor, duhet të jetë që ta shijoni jetën që Jezusi vdiq t’jua japë sot. Bëni ç’të mundeni që të jetoni në drejtësi, paqe, gëzim dhe besojini Atij për pjesën tjetër.

Ky artikull është marrë nga mësimet audio të Joyce-it, me titull “Si të merreni me financat”.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon