4 hapa për të studiuar Fjalën

4 hapa për të studiuar Fjalën

Biri im, trego kujdes për fjalët e mia, vëru veshin thënieve të mia. – Fjalët e Urta 4:20

Shumë njerëz më kanë pyetur si të studiojnë Fjalën e Perëndisë. Po jap më poshtë disa këshilla të dobishme:

  1. Qëllimisht përcaktoni një kohë. Caktoni një takim me Perëndinë në mëngjes, por nëse nuk funksionon për ju, gjeni kohën se kur është mirë për ju…edhe nëse nuk është për çdo ditë. Thjesht filloni diku dhe do të shikoni frytin pozitiv që kjo kohë sjell në jetën tuaj!
  2. Përgatituni për studimin tuaj Biblik. Zgjidhni një vend që ju pëlqen të qëndroni, një dhomë në shtëpinë tuaj ku mund të jeni vetëm.
  3. Përgatisni gjithë materialet që ju duhen. Do t’ju duhet Bibla juaj sigurisht dhe një fjalor i mirë biblik, konkordancë, stilolaps dhe letër. Në këtë mënyrë, jeni të përgatitur të bëni referencat biblike apo të mbani shënime.
  4. Përgatisni zemrën tuaj. Flisni me Perëndinë për gjërat që mund t’ju duhet të rrëfeni dhe filloni studimin tuaj me paqe, pa asgjë që mund t’ju pengojë të merrni një zbulesë nga Fjala e Perëndisë.
  5. Merrni kohën që ju duhet për të studiuar Fjalën, sepse ka fuqi në të për të ndryshuar jetën tuaj dhe të bëheni personi që Perëndia do që të jeni.

Lutje

Zot, unë vë qëllim në zemrën timë për të vendosur kohën që më duhet për të studiuar Fjalën Tënde. Më mëso si të kuptoj, të pëlqej dhe t’i nënshtrohem të vërtetës Tënde në jetën time për çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon