të punojmë me zemërimin

të punojmë me zemërimin

Mos u nxito në frymën tënde të zemërohesh, sepse zemërimi gjen strehë në gji të budallenjve. –Predikuesit 7:9

Zemërimi, pavarësisht shkakut të tij, ka të njejtin efekt në jetët tona. Na trishton, na bën të ndiejmë trysni. Nëse e mbajmë zemërimin përbrenda dhe të hiqemi sikur nuk ekziston, mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumicën e kohës thjesht po lëndojmë veten dhe personi që na e ka shkaktuar zemërimin as që nuk e di fare.

Unë kam kaluar vështirësi në lidhje me zemërimin derisa Perëndia më tregoi si të përballem me të dhe ta mposht. Me kohën, mësova një mënyrë pozitive për të punuar me zemërimin. Ishte një fillim i ri për mua.

Kur vendosni të përballeni me zemërimin sipas mënyrës së Perëndisë, mund ta mposhtni. Fryma e Shenjtë na jep fuqinë për të qënë të qëndrueshëm dhe të ecim me frytin e Frymës. Kemi fuqinë të falim ata që na bëjnë padrejtësi në jetët tona dhe të duam të tjerët.

Pra, duhet të marrim përgjegjësi për zemërimin tonë dhe të mësojmë të përballemi me të. Në vend që ta mbani të mbyllur përbrenda, kërkojini Zotit t’ju ndihmojë ta çlironi. Punoni dhe zgjidheni atë, dhe do të gjeni çlirim nga trysnia.


Lutje

Zot, unë nuk dua të mbaj zemërimin tim përbrenda sepse është fodullëk dhe nuk të jep Ty kënaqësi. Kërkoj ndihmën tënde të mposht zemërimin në jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon