Vetbesim përmes Krishtit

vetbesim përmes Krishtit

Sepse…jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish. –Filipianëve 3:3

Vetbesimi i vërtetë nuk vjen nga ajo që ndiejmë apo nga ajo që nuk mund të bëjmë, vjen nga zbulesa se kush jemi në Krishtin. Kur e dimë vërtetë sa shumë na do Perëndia dhe marrim shërimin nga lëndimet e së shkuarës, atëherë nuk e ndiejmë më nevojën ta bazojmë vetbesimin tonë në gjërat e mishit.

Më kujtohet kur disa vite më parë më mungonte vetbesimi sepse nuk kisha një diplomë universiteti si shumë predikues të tjerë që njihja. Fatmirësisht, ndërsa fillova të përqëndrohem në dashurinë pa kushte të Perëndisë për mua, mësova ta bazoja vetbesimin tim në atë që Fjala e Tij thotë se unë jam, në drejtësimin e Perëndisë në Krishtin Jezus (shih 2 Korintasve 5:21).

Jezusi do që të restaurojë vetbesimin e vërtetë në jetën tuaj duke shëruar plagët e së shkuarës që kanë shtrembëruar mënyrën si ndiheni për veten. Ndërsa shikoni çfarë është e drejtë me Perëndinë në vend që të shikoni çfarë shkon gabim me ju, do të filloni të ecni me vetbesimin që vjen prej Tij.


Lutje

Perëndi, më ndihmo të kuptoj kush jam në Krishtin dhe të marr shërimin tënd në mendjen dhe emocionet e mia. Unë zgjedh të vendos vetbesimin tim në Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon