Të gjithë po luftojmë luftën e mirë

të gjithë po luftojmë luftën e mirë

Kur të kalosh përmes ujërave, unë do të jem me ty, ose të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të përpijë. –Isaia 43:2

Mendoj se një nga gënjeshtrat më të shpeshta që ne besojmë është që jemi vetëm, duke luftuar kundër të ligut. Djallit i pëlqen të na izolojë dhe të na bëjë të mendojmë se askush nuk po kalon të njejtën gjë me ne.

E vërteta është se të gjithë po luftojmë. Nuk je i vetmi që po rëndohesh. Nuk je i vetmi që lodhesh duke i qëndruar dhe rezistuar gënjeshtrave të Satanit, madje edhe t’i rezistoni ndjenjave tuaja.

Edhe mua më duhet të luftoj luftën e mirë të besimit sikurse bëni ju. Ka besimtarë të panumërt që qëndrojnë në betejë me ty kundër të ligut.

Mbi të gjitha, Perëndia është me ty në çdo hap të rrugës. Isaia 43:2 na premton se ne do t’ia dalim për shkak se vet Perëndia ecën me ne. Kur kalojmë përmes ujërave, nuk do të mbytemi, dhe kur kalojmë përmes zjarrit nuk do të digjemi, e gjitha për shkak se Ai është me ne.

Inkurajohuni. Vazhdoni të ecni. Perëndia do t’ju fuqizojë dhe do t’ju japë urtësi për çdo betejë që ju vjen përpara.


Lutje

Perëndi, faleminderit që je me mua dhe për ndjekësit e Tu që gjithashtu luftojnë kundër armikut. Unë nuk do ta besoj gënjeshtrën që thotë se jam vetëm. Ti je besnik për të qënë gjithmonë me ne dhe të na ndihmosh kur kemi nevojë për Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon