
Sepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës. –Romakëve 8:5
Si besimtarë, ne nuk mund të jetojmë pa të menduarin drejtë. Njësoj si rrahjet e zemrës, është jetësore sepse shumë nga problemet me të cilët përballemi janë të rrënjosur në modelet e mendimit të gabuar, që nuk është i bazuar në të vërtetën.
Mendimi i drejtë është rezultat i marrëdhënies së vazhdueshme dhe personale me Perëndinë përmes lutjes dhe Fjalës. Është e rëndësishme për ne që të pranojmë faktin se jeta jonë nuk do të drejtohet mirë derisa edhe mendimi ynë të jetë i drejtë sepse mendimet prodhojnë fryt. Kur kemi mendime të mira, jeta jonë prodhon fryt të mirë. Kur kemi mendime të këqija, jeta jonë prodhon fryt të keq.
Sa më gjatë i shërbej Perëndisë dhe Fjalës së tij, aq më shumë kuptoj sa e rëndësishme është për mua të kem kujdes për gjërat që më vijnë në mendje. Njeriu ndjek aty ku mendja shkon. Të ruajmë mendimet tona vazhdimisht, është e vetmja mënyrë që do të jemi ndonjëherë në gjendje të jemi në linjë me Fjalën e Perëndisë dhe të fitojmë betejat tona kundër armikut.
Lutje
Frymë e Shenjtë, ti më ke treguar që mendimet e drejta janë jetësore. Unë të kërkoj Ty dhe do të studioj Fjalën tënde rregullisht që të jem në gjendje të kem mendime të drejta.