
Për të ndriçuar ata që rrinë në errësirë dhe në hijen e vdekjes, për të udhëhequr hapat tanë në udhën e paqes. –Luka 1:79
Mendoj që paqja është një nga përfitimet më të rëndësishme dhe bekimet më të mëdha që Perëndia na ka dhënë. Megjithatë, në ngarkesën e jetës së përditshme dhe trysnisë që ajo sjell, shpesh ne nuk ndihemi në paqe. Por nuk ka përse të ndodhë kështu.
Luka 1:79 thotë se një nga gjërat që Jezusi erdhi të bënte ishte të na udhëhiqte në udhën e paqes. Si besimtarë, kemi privilegjin të ecim me paqen hyjnore të Perëndisë, pavarësisht sa të ngarkuar mund të jemi ose se çfarë po ndodh rreth nesh.
Dyzetë vitet e para të jetës sime nuk i kam jetuar me paqe, dhe isha e mjerueshme. Më në fund arrita në pikën ku isha kaq e uritur për paqe sa isha e gatshme të punoja me Perëndinë për të bërë ndryshimet e nevojshme. Fatmirësisht, tani shijoj një jetë me paqe që është përtej kuptimit njerëzor. Jam në gjendje të eci në udhën e paqes edhe gjatë stuhive të jetës, jo vetëm kur stuhitë nuk ekzistojnë.
A e keni prioritet të jetoni në paqe? Perëndia e kërkon këtë gjë për ju. Ndiqni Frymën e Shenjtë për në paqen që ju përket me të drejtë në Krishtin.
Lutje
Perëndi, faleminderit që dërgove Jezusin të “ndriçojë dhe udhëheqë” hapat e mi për në paqen tënde. Unë marr bekimet e tua të paqes për jetën time.