Unë do t’i lutem Atit dhe ai do t’ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë…por ju e njihni, sepse qëndron në ju dhe do të jetë në ju. –Gjoni 14:17
Ka mesazhe të caktuara në Bibël që zbatohen për gjithçka dhe vet-kontrolli është një prej tyre. Nuk ka rëndësi lloji i problemit, vet-kontrolli hyn në çdo fushë. Nëse nuk e disiplinojmë veten, emocionet tona do të mbizotërojnë dhe jetët tona do të jenë të mjerushme.
Të ushtrojmë vet-kontroll do të thotë të jetojmë në vet-përmbajtje. Çdo gjë në jetë kërkon vendime cilësore dhe disiplinë. Shumë nga problemet tona janë rezultat i drejtëpërdrejtë i mungesës së disiplinës. Borxhet financiare thellohen kur nuk mund të kontrollojmë zakonet tona të shpenzimeve, shëndeti i dobët vjen kur nuk mund të kontrollojmë zakonet tona të ushqyerjes, etj.
Nëse jeni në një situatë që duket e pakalueshme, disiplina e fortë dhe vet-kontrolli janë thelbësore. Fatmirësisht, Perëndia na ka dhënë Frymën e Shenjtë të jetojë në ne dhe të na ndihmojë.
Nëse jeni të lindur sërish, keni Frymën e Krishtit brenda jush, të plotësuar me frytin e vet-kontrollit. Ndoshta nuk e keni zhvilluar akoma, por ai ndodhet aty. Ti ke gjithçka që të nevojitet. Merrni vendimin të zhvilloni vet-kontrollin përmes marrëdhënies me Frymën e Shenjtë.
Lutje
Perëndi, faleminderit që më jep frytin e disiplinës dhe vet-kontrollit. Me anë të fuqisë së Frymës tënde brenda meje, unë do të bëj atë ti më kërkon dhe të mos kontrollohem prej ndjenjave të mia.