Merrni shërimin e Perëndisë në gjithë qënien tuaj

merrni shërimin e Perëndisë në gjithë qënien tuaj

I dashur, uroj të kesh mbarësi në çdo gjë dhe të jesh shëndoshë, ashtu si ka mbarësi shpirti yt. –3 Gjoni 1:2

E gjithë qënia juaj, frymë, shpirt dhe trup, është e çmuar për Perëndinë dhe luan një rol të rëndësishëm në planin e tij. Ai ju ka besuar me përgjegjësinë e përkujdesit për çdo pjesë. Ndonjëherë, ajo që bëjmë nuk është e mjaftueshme, dhe duhet të kemi besim te Perëndia për të bërë vetëm atë që Ai do.

Ndoshta keni nevojë për shërim fizik, njësoj si unë kur luftoja më kancerin në vitet 1980. Ose ndoshta keni nevojë për shërim mendor dhe emocional, njësoj si unë për shkak të abuzimeve gjatë fëmijërisë time. Çfarëdo qoftë, Fjala e Perëndisë na siguron se Ai do që të përjetojmë shëndet në çdo pjesë të qënies tonë.

Kur ne jemi të sëmurë ose të pashëndetshëm në ndonjë mënyrë, na ndalon neve nga të bërit e gjërave që Perëndia na ka thirrur dhe të shijojmë jetën që na ka dhënë. Perëndia ka planifikuar një të ardhme për ju, dhe të qënët të shëndetshëm, trupi, shpirti dhe fryma, është një pjesë e rëndësishme e të qënit gati për të bërë çfarëdo që Ai ju thërret të bëni. Lutuni për fuqinë e shërimit të tij.


Lutje

Perëndi, jam kaq i lumtur që ti kujdesesh për çdo pjesë timen. Në çdo fushë në jetën time që është e dëmtuar, unë marr fuqinë e mrekullueshme të shërimit tënd.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon