Dëgjoni dhe bindjuni asaj që Perëndia po ju flet

dëgjoni dhe bindjuni asaj që Perëndia po ju flet

Ah, sikur të kishin gjithnjë një zemër të tillë, të më kishin frikë dhe të respektonin tërë urdhërimet e mia, që të rronin gjithnjë në begati ata dhe bijtë e tyre! –Ligji i Perëtërirë 5:29

Perëndia nuk u flet vetëm udhëheqësve në shërbesa. Ai u flet të gjithëve atyre që kanë një marrëdhënie me Të, në çdo hap të jetës. Shumë njerëz nuk presin të dëgjojnë nga Perëndia, por në të vërtetë, Ai na flet të gjithëve. Ai po ju flet edhe juve.

Sigurisht, nuk mund ta dëgjoni dhe të bëni Atë që Ai thotë nëse nuk jeni duke pritur të dëgjoni për zërin e tij. Ju dëgjoni duke lexuar Biblën, duke marrë kohë të jeni të praninë e tij dhe të përgatisni zemrën tuaj të merrni prej Tij rregullisht. Në këtë mënyrë ju mund të ndiqni udhëzimet e tij dhe të mbani urdhërimet e tij.

Lexoni Ligji i Përtërirë 5:29. Mund ta dëgjoni zellin në zërin e Perëndisë ndërsa bën këtë deklaratë? Ai do që ne të mbajmë urdhërimet e tij që ne të jemi mirë. Ai kujdeset për mirëqënien tonë dhe di që e vetmja mënyrë si mund të kujdeset për ne është nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë dhe bindemi.

Bëjeni marrëdhënien tuaj me Jezus Krishtin stilin tuaj të jetesës dhe bëhuni bërës besnikë të Fjalës. Dëgjoni urtësinë e tij dhe ndiqeni.


Lutje

Zot, unë besoj që Ti po më flet mua dhe unë dua të njoh zërin tënd. Unë dua që qëllimisht të të dëgjoj Ty dhe të jetoj atë që Ti më thua të bëj që “të jetë mirë me mua.”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon