vishni natyrën e re

vishni natyrën e re

Dhe të vishni njeriun e ri, të krijuar sipas Perëndisë në drejtësinë dhe shënjtërinë e së vërtetës. –Efesianëve 4:24

Mbasi të gjitha gjërat e dhimbshme që kanë ndodhur në të shkuarën tuaj kanë ardhur dhe kanë ikur, Perëndia do që të shijoni çdo ditë të jetës tuaj. Kjo nuk do të ndodhë derisa të ndani mendjen që të pranoni jetën në bollëk që vdekja e Jezusit dhe ringjallja e tij kanë blerë për ju. Deri atëherë, djalli do të përpiqet t’ua largojë sytë prej kësaj.

Jezusi tha se vjedhësi nuk vjen veçse për të vjedhur dhe për të vrarë e për të shkatërruar; unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk. (Gjoni 10:10). Jezusi erdhi në këtë tokë dhe vdiq për ne që të kemi jetë me bollëk!

Ju jeni krijesa të reja me anë të jetës që Ai jep. Nuk keni përse të lejoni gjërat e vjetra që kanë ndodhur të vazhdojnë të ndikojnë jetën tuaj të re në Krishtin. Si një krijesë e re në Krishtin Jezus, mendja juaj mund të ripërtërihet sipas Fjalës së Perëndisë dhe emocionet tuaja mund të shërohen dhe restaurohen. Planet e mira të Perëndisë mund të shpalosen kur jetoni në natyrën e re që Jezusi ka blerë për ju.


Lutje

Perëndi, unë zgjedh të vesh çdo ditë natyrën e re që Jezusi ka blerë për mua. Unë jam rigjeneruar në Krishtin, një krijesë e plotë, e gëzueshme dhe e paqtë në Ty!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon