Liria e një jete të qetë dhe të qëndrueshme

liria e një jete të qetë dhe të qëndrueshme

Por ti ji i kthjellët në çdo gjë, hiq keq, kryeje punën e ungjilltarit, përmbushe plotësisht shërbesën tënde. –2 Timoteut 4:5

Njerëzit kanë lindur për të qënë të lirë; është një dhuratë nga Perëndia. Pyetja është, a jeni të gatshëm të kaloni përmes gjithçkaje për të qënë të lirë, apo doni të qëndroni aty ku jeni për gjithë jetën tuaj? Nëse doni të jeni të lirë, çelësi është të filloni të bëni çfarë Perëndia ju kërkon, hidhni hapat një e nga një dhe do të largoheni nga rrëmuja juaj.

Tek e 2 Timoteut 4:5, Pali i thotë Timoteut të jetë i kthjellët dhe i qëndrueshëm dhe të kryejë punën e ungjilltarit. Kjo është një këshillë e mirë për të gjithë ne.

Në vend që të kontrollohemi nga emocionet kur përballemi me problemet, kemi nevojë të jemi të qetë dhe të përqëndrohemi për të bërë atë që Perëndia na ka thirrur. Nëse jeni të trishtuar për diçka, në vend që ta lejoni të mbizotërojë në jetën tuaj, kthejeni në diçka të mirë. Mposhteni të ligun dhe zemërimin duke u lutur për ata që ju lëndojnë dhe abuzojnë. I hidhni poshtë ndjenjat e egoizmit duke bërë diçka të mirë për dikë tjetër.

Kurdo që armiku përpiqet t’ju trazojë emocionet, qetësohuni dhe bëni atë që Perëndia ju ka kërkuar të bëni!


Lutje

Frymë e Shenjtë, më ndihmo të jem i qetë dhe i qëndrueshëm, që të jem i lirë të shijoj jetën time dhe të bëj punën për të cilën Ti më thirre.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon