dhuroni dashuri që çon në liri

dhuroni dashuri që çon në liri

Por Zoti është Fryma, dhe atje ku është Fryma e Zotit, atje ka liri (çlirim nga skllavëria). – 2 Korintasve 3:17

Dashuria është liri. Sjell një kuptim përkatësie dhe një kuptim lirie. Dashuria nuk mundohet të kontrollojë apo manipulojë të tjerët apo të arrijë përmbushje përmes fatit të të tjerëve.

Jezusi tha se u dërgua nga Perëndia për të shpallur liri. Si besimtarë, këtë duhet të bëjmë edhe ne, t’u japim njerëzve lirinë për të përmbushur vullnetin e Perëndisë në jetët e tyre, jo t’i vëmë nën kontrollin tonë.

Kam zbuluar që përpjekja për t’i bërë njerëzit të bëjnë atë që unë dua, i mbyll derën Perëndisë t’u flasë zemrave të tyre. Kemi nevojë të çlirojmë njerëzit në jetët tona që të jenë gjithçka që munden për lavdinë e Perëndisë, jo për lavdinë tonë.

I lini njerëzit të lirë dhe do t’ju duan për këtë. Mos jini manipulues. Përkundrazi, mesoni të lejoni Perëndinë të kontrollojë jetët e tyre.

Një person që ka dashuri të madhe, është i aftë të çlirojë njerëzit dhe çdo gjë tjetër. Sot, mos jini një person kontrollues, por dikush që jep lirisht dashurinë çliruese që vjen vetëm nga Perëndia.


Lutje

Perëndi, unë dua që dashuria të cilën ua dhuroj të tjerëve, të jetë e njejta dashuri çliruese që Ti më jep. Unë e dorëzoj dëshirën time për të kontrolluar dhe manipuluar. Dua thjesht t’u dhuroj dashuri njerëzve që Ti i vendos në jetën time dhe t’i besoj ata tek Ti.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon