Duaje Të Afërmin Porsi Vetveten

Duaje Të Afërmin Porsi Vetveten

Sepse gjithë ligji [në lidhje me marrëdhëniet njerëzore] përmbushet në këtë fjalë të vetme: «Duaje të afërmin tënd porsi [ashtu siç bëni me] vetveten!». (GALATASVE 5:14)

Perëndia dëshiron të na flasë neve për shumë gjëra, por një nga gjërat e rëndësishme që Ai dëshiron të na flasë ka të bëjë me marrëdhënien tonë me njerëzit e tjerë. Perëndia na do; dhe Ai dëshiron që ne ta duam veten tonë në një mënyrë të shëndetshme, të balancuar dhe të lejojmë dashurinë e Tij të rrjedhë përmes nesh tek njerëzit e tjerë.

Në përpjekjen tuaj për të dëgjuar nga Perëndia, unë ju nxis të luteni që Ai t’ju flasë rregullisht në lidhje me çdo mençuri që ai ka për ju në marrëdhëniet tuaja. Marrëdhëniet janë një pjesë e madhe e jetës dhe nëse nuk janë të mira, cilësia e jetës sonë përkeqësohet.

Këtë mëngjes po lutesha për burrin tim dhe i kërkova Zotit se çfarë mund të bëja për të. Më lindi një mendim për t’i lënë një shënim që do ta gjente në banakun e kuzhinës kur të vinte për të ngrënë mëngjes. Shënimi thjesht thoshte: “Mirëmëngjesi, Dejv. . . UNË TË DUA!!!” Vendosa një buzëqeshje në fund dhe firmosa shënimin. Unë besoj se ideja për të lënë shënimin ishte Zoti që më fliste dhe bindja ime për të bërë atë gjë të vogël e rriti marrëdhënien tonë.

Fillo të lutesh për të gjitha marrëdhëniet e tua. Merr kohë për to një e nga një dhe pyete Perëndinë se çfarë mund të bësh më mirë. Ne zakonisht mendojmë se çfarë mund të bëjnë të tjerët për ne, por nëse ndjekim ligjin e dashurisë, ne do të jemi më të shqetësuar për ta se sa jemi për veten tonë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kërkojini Zotit t’ju tregojë se si mund t’i bëni marrëdhëniet tuaja më të mira.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon