a preferon Perëndia poliestër apo xhins?

…sepse Zoti nuk shikon si shikon njeriu; njeriu shikon pamjen, kurse Zoti shikon zemrën. – 1 Samuelit 16:7

Unë i gjykoja njerëzit për mënyrën si visheshin. Mendoja që nuk duhet të vishja xhinse kur isha folëse në ndonjë konferencë, por djali im më tha një ditë: “Vërtet mendon që Perëndia vajos materialin poliestër më shumë se xhinsin?”

U deshën fjalë të tilla për më bërë të kuptoja se po mbaja një qëndrim fetar kur Perëndia donte të freskonte pamjen time për të arritur më shumë njerëz.

Sigurisht, të vishemi mirë kur shkojmë në kishë nuk është keq. Por kryesorja është, nuk duhet të përqëndrohemi në pamjen e jashtme aq sa të humbasim vëmendjen nga qëllimi kryesor: të zhvillojmë një marrëdhënie të ngushtë dhe personale me Perëndinë.

Perëndia thjesht do që të kemi bashkësi me Të, që do të thotë të komunikojmë me Të përgjatë ditës ashtu siç do të bënim me ndonjë mik apo anëtar të familjes. Atij nuk i intereson pamja e jashtme…vetëm marrëdhënia e vërtetë.

Kaloni kohë me Të, jini mirënjohës për atë që Ai ka bërë në jetën tuaj dhe po vazhdon të bëjë. Zhvilloni një marrëdhënie të vërtetë me Të.

Lutje

Perëndi, më ndihmo të kem mendimin Tënd për pamjen e jashtme. Më ndihmo të mos gjykoj të tjerët që nuk vishen ashtu si unë mendoj se duhet dhe më ndihmo të zhvilloj një marrëdhënie të fortë me Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon